Euro 2024/ Turqia 'përmbyt' 3-1 Gjeorgjinë në rebeshin e Dortmundit, debutim i hidhur për djemtë e Sagnol! Magjeps Arda Guler
Festa pas golit të Guller
DORTMUND - Grupi F i Euro 2024 nisi këtë të martë me fitoren 3-1 të Turqisë kundër Gjeorgjisë, në ndeshjet e raundit të parë. Debutim i hidhur për gjeorgjianët e Uilly Sagnol, që paçka disa rasteve të mira nuk ia dolën të merrnin pikë në ndeshjen e parë historike për ta në një turne madhor.
Përballja në "Iduna Park" nisi me sherrin e tifozëve të dy skuadrave në stadium, shoqëruar kjo edhe me rebeshin dhe stuhinë në Dortmund. Dueli u zhbllokua në minutën e 25-të nga turqit me Muldur, që shënoi një supergol fluturimthi.
Vetëm dy minuta më vonë ishte Yildiz që shënoi një gol të bukur, por VAR "ngriu" festën e Turqisë. Në të 32 minutë Gjeorgjia vendosi ekuilibrat me golin e Mikautadze, për ta mbyllur pjesën e parë në shifrat 1-1.
Fillimi i fraksionit të dytë solli supegolin e Arda Guler, me djaloshin e Real Madrid që nga 26 metra kaloi Turqinë në epërsi. Fundi i ndeshjes solli përparimin e Gjeorgjisë, që në fund harroi mbrojtjen.
Në sekondat e fundit portieri i Gjeorgjisë la katërkëndëshin në zhvillimet e një këndoreje dhe Akturkoglu me një kundërsulm dhe portën bosh nuk e pati të vështirë të shënonte golin e tretë për Turqinë.
Tri pikë me vlerë për turqit, që presin sot në mbrëmje rezultatin e Portugali - Çeki.
Renditja e Grupit F
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
52%
-
Të gabuar
43.2%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 12499
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Raporti teknik i UEFA-s për Euro 2024, nga goli rekord i Bajramit te statistikat për çdo ndeshje
27 Shtator, 10:29
-
UEFA pranoi gafën me 'dorën' e Cucurellas, ironizon Toni Kroos: Tani jam unë kampion Evrope?
24 Shtator, 14:27
-
Planet për 'Vatikanin e Tiranës', bektashinjtë e Turqisë kundër: Shteti fetar s’mund të ekzistojë aty ku ka paqe, harmoni e dashuri
24 Shtator, 09:07
-
Turqia i kërkon Perëndimit të ndërmarrë masa ndaj Izraelit
21 Shtator, 16:09
-
VIDEO/ Çmenduri në Turqi, estonezi Jaan Roose kalon Bosforin në një litar mbi 1 km të gjatë dhe 165 metra lartësi! Iu deshën 50 minuta të kapërcente kontinentet
21 Shtator, 09:31
-
U shpallën fajtorë si spiunë të Mossad-it, Turqia dënon me dy shekuj e gjysmë burgim 37 persona! Mes të akuzuarve edhe shqiptari Rexhepi
21 Shtator, 08:31
-
‘Maratonomaku’ Ylber Ramadani! Mesfushori kuqezi ndër lojtarët që ka vrapuar më shumë gjatë Euro 2024
20 Shtator, 10:39
-
VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në Turqi! 28 të plagosur, 6 prej tyre në gjendje të rëndë
15 Shtator, 19:44
-
VIDEO/ Rey Manaj shënon golin e parë sezonal në Turqi, del nga fusha i dëmtuar
14 Shtator, 16:47
-
Gjeorgjia komplikon shumë shanset e Shqipërisë për vendin e parë, Kvaratskhelia: Kuqezinjtë përfaqësuese e fortë
11 Shtator, 10:23
-
Liga e Kombeve/ 'Fortesa' Air Albania bie me një supergol, Gjeorgjia mposht 0-1 Shqipërinë në Tiranë! Kombëtarja asnjë gjuajtje në portë
10 Shtator, 22:38
-
VIDEO/ Silvinjo 'sfidon' lojtarët në prag të ndeshjes! Gati për ndeshjen me Gjeorgjinë
10 Shtator, 11:51