Euro rekord të ri negativ, këmbehet me 98.2 lekë! Buxheti i shtetit ka humbur 120 mln euro këtë vit nga zhvlerësimi i valutave, rrezik edhe për 2025-ën

Buxheti i shtetit do të kishte përfituar më shumë para, nëse Euro dhe Dollari nuk do të ishin zhvlerësuar në nivele kaq të larta. Në relacionin e projektbuxhetit të vitit 2025, Ministria e Financave thotë se vetëm nga ndryshimi i paparashikuar i kursit të këmbimit ka goditur buxhetin e shtetit pasi nuk janë realizuar të ardhurat doganore të planifikuara me afro 120 milionë euro.

“Përgjatë vitit 2024, të ardhurat doganore janë ndikuar negativisht nga ulja e kursit të këmbimit si të euros dhe të dollarit në krahasimi me vitin 2023. Për 8 muajt e parë të vitit efekti negativ ka qenë rreth -12 miliardë lekë. Ulja e kursit të këmbimit të monedhave euro apo USD tej nivelit të parashikuar do të impaktojë TVSH-në mbi importet e mallrave për shkak të uljes së vlerës së mallrave”, thuhet në relacion.

Efektet e zhvlerësimit të euros por edhe dollarit janë më të qarta tek tregtia e mallrave, ku eksportet nga janari deri në shtator janë ulur me 47 miliardë lekë (470 milionë euro) krahasuar me një vit më parë.

“Efekti i çmimeve në rënie, i kombinuar me atë të kursit të mbiçmuar të këmbimit, vijon të jetë një faktor mbështetës i kësaj ecurie”, vijon relacioni.

Aktualisht euro po këmbehet më 98.29 lekë, nga 105.69 lekë që këmbehen në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pra me zhvlerësim prej 7.4 lekë. Kurse dollari nga 101 lekë vjet ka zbritur në 89 lekë këtë vit. Kursi i këmbimit vlerësohet rrezik edhe për vitin 2025, si për realizimin e të ardhurave nëse zhvlerësimi vijon, por sfidë edhe për borxhin publik të marrë në valutë nëse euro e dollari rriten.

E.Gj/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Këto janë 3 shenjat e zodiakut më të prekura nga Hëna e Re e nëntorit

Këto janë 3 shenjat e zodiakut më të prekura nga Hëna e Re e nëntorit