Euro 'Zvicër 2025'/ Shqipëria e vajzave përballet me Norvegjinë në raundin e parë play-off

Euro 'Zvicër 2025'/ Shqipëria e vajzave përballet me Norvegjinë në raundin e parë play-off

Hedhja e shortit

Shqipëria e vajzave do të përballet me ekipin e Norvegjisë në raundin e parë të play-off-it e vlefshme për Kampionatin Europian për vajza “Zvicër 2025”.

Në shortin e hedhur ditën e sotme në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, goglat e vunë ekipin kuqezi përballë skuadrës së Norvegjisë, teksa Kombëtarja e vajzave njohu edhe rivalen e mundshme për në raundin e dytë të play-off-it. Në rast se Shqipëria kalon me sukses ekipin e Norvegjisë, në raundin e dytë të play-off-it do të përballet me fituesen e çiftit Kroaci – Irlandë e Veriut.

Ndeshjet e raundit të parë të play-off-it do të luhen me sistem vajtje – ardhje në periudhën 23-29 tetor 2024.

Shqipëria e vajzave avancoi në raundin e parë të play-off-it pas suksesit në ndeshjet kualifikuese, ku vajzat kuqezi dominuan në grupin C5. Nën drejtimin e trajnerit Armir Grima, kuqezezat regjistruan tre fitore dhe një humbje, duke e mbyllur në vendin e parë në grupin C5 me 9 pikë në total. Falë këtij suksesi përfaqësuesja shqiptare e vajzave siguroi edhe ngjitjen për në Ligën B në edicionin e radhës të UEFA Nations League.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini