Eurodeputetja qipriote: Rama do e paguajë rëndë vrasjen e Kaçifas, Greqia të bllokojë integrimin e Shqipërisë në BE

Eurodeputetja qipriote: Rama do e paguajë rëndë vrasjen e Kaçifas, Greqia të bllokojë integrimin e Shqipërisë në BE

Eurodeputetja qipriote Eleni Theocharous

Eurodeputetja Eleni Theocharous, e cila është shpallur nga Shqipëria ‘non grata’, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do të paguajë një çmim të rëndë përkundrejt vrasjes së ekstremistit grek, Kostandinos Kaçifas. Ajo është shprehur përgjatë një interviste për mediat greke se “Athina ka përgjegjësi kombëtare, historike, morale dhe politike ndaj të gjithë grekëve kudo që ata jetojnë, përfshirë këtu edhe ata të 'Epirit të Veriut' ”.

Duke komentuar vrasjen e Konstandinos Kaçifas, eurodeputetja qipriote ka theksuar se grekët që jetojnë në Epirin e Veriut jetojnë nën shtypje dhe terror. “Kaçifas me veprimin e tij u bë i rrezikshëm. Ai po fliste, luftonte, nuk kishte frikë; pra, ai duhej të heshte. Rama nuk arriti të na trembë. Sepse ne ishim të gjithë atje”, komentoi ajo.

Eleni Theocharous shprehu bindjen se në “Epirin e Veriut” po bëhet spastrim etnik, e pikërisht për këtë arsye, eurodeputetja i kërkoi qeverisë greke që të ofrojë mbështetjen e saj ndaj minoritetit në fjalë. “Ajo duhet të mbështesë çdo biznes të vogël të 'Epirit të Veriut', të japë status të privilegjuar për produktet e tyre. Të dërgojë vizitorë në zonat historike dhe turistike të 'Epirit të Veriut'. Të rinjtë të shkollohen në universitetet greke me çmime të lira dhe të kthehen dhe të punojnë për vendin e tyre për të paktën 5 vjet”, u shpreh ajo. Theocharous tha më tej se Greqia tanimë duhet të kishte pezulluar çdo proces integrimi të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kjo nuk është hera e parë e eurodeputetes qipriote që shprehet e revoltuar ndaj vendit dhe kryeministrit Edi Rama. Fill pas vrasjes së ekstremistit grek, Konstandinos Kaçifas në Bularat të Gjirokastrës nga forcat RENEA, Theocharous e ka cilësuar shtetin shqiptar si një vend që dhunoi të drejtat e njeriut dhe kryeministrin Edi Rama si 'kryeministër të korrupsionit' ". 

Eleni Theocharous u shpall më datë 10 nëntor si një person 'non grata' në Shqipëri, përmes një vendimi që u njoftua Ministria e Jashtme shqiptare. Kjo e fundit e argumentoi vendimin e saj si një vendim të marrë për pasojë të shfaqjeve të përsëritura ekstremiste. Ndaj këtij vendimi, ajo reagoi duke thënë se ndihet e nderuar për këtë vlerësim. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MINUSHE: 27/11/2018 11:14

    ik moj e semure nervore

    Përgjigju
  • Moni: 27/11/2018 09:14

    Ik moj k..are paguaj ndonje zezak nga ata te sapoardhurit qe te te palloje se mbase qetesohesh. Plake histerike. Spastrim etnik thote debilja. Mendon se te gjithe bejne si Greqia qe spastrimin etnik dhe asimilim me dhune i ka metode pune. Kjo ben sikur nuk e kupton qe ne Shqiperi fshatrat periferike si ne Dropull apo dhe ne krahina te tjera, qeveria i ka harruar qe ekzistojne qofshin keto te banuara nga grekafone apo shqiptare. I ka harruar, po fare fare ama, nuk i llogarisin hiç. Nje here ne 4 vjet shkon kandidati per deputet dhe aty mbaron. Nuk merren me me to, as per ti rregulluar shkollen, as qendren shendetsore, as infrastrukturen, as ti pyesin a jane gjalle apo e kane dredhur bishtin. Ne Dropull apo Kelmend njelloj.

    Përgjigju
  • Robshi: 27/11/2018 09:11

    Çështë kjo Crudelia Demon që na është qepur si muti pas këpucës more...evropa plake ka ik për lesh se nuk e ka me cilësimin "plake" për arsye pjekurie eksperience por per arsye moshe dhe papërgjegjshmërie prandaj ka përfaqësi si punë e kësaj...

    Përgjigju
  • Emigranti: 27/11/2018 08:18

    Surrati I saj I thote te gjitha!

    Përgjigju
  • Tomi: 27/11/2018 06:59

    Vetem shikojini veshtrimin e syve si i ka dhe kuptohet qarte qe kjo deputete eshte e c'mendur ose budallaqe...

    Përgjigju
  • Vlora: 27/11/2018 02:13

    Po kjo bundra plak ordinere na i shpifet me keto lajmet i jepni rendesi nje baxhelle qe do te bej karier 70 vjece pse sflet per turqut e qipros kjo bushtra

    Përgjigju
  • Albani: 26/11/2018 23:40

    Ik moj plere e vogel Po prit dhe pak dhe ke per ta Pare ca do behet me ju grek plera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU