Europiani i rekordeve, si asnjëherë më parë shënohet 1 gol çdo 32 minuta! 27 më shumë në EURO 2020 sesa në Francë 2016, rekord edhe autogolash

Në Euro 2020 të gjithë janë dëfryer pasi ky turne shënon një rekord sa i përket golave të shënuar. Edicioni që po zhvillohet në 11 shtete që pati përmbysje të çmendura, kohë shtesë e penallti apo edhe shumë surpriza është Europiani që vendos rekord historik për golat që janë shënuar. Deri më tani në 48 ndeshje të zhvilluara në Euro 2020 janë shënuar 135 gola ose një mesatare prej 2.82 golash për ndeshje ose më saktë një gol në çdo 32 minuta lojë. Me gjysmëfinalet dhe finalen ende për t’u luajtur këto statistika mund të përmirësohen sërish.

Lehtësia me të cilën skuadrat kanë shkuar tek goli në Euro 2020 tashmë e ka kaluar edhe turneun e fundit zhvilluar 5 vite më parë në Francë 2016. Në atë kampionat europian u shënuan në total vetëm 108 gola në 51 ndeshje me mesataren 2.12 gola për çdo sfidë. Krahasimi mund të bëhet vetëm mes edicioneve të 2016-tës dhe aktualit që janë të vetmit me nga 24 skuadra. Dhe kur duhen edhe tre ndeshje për t’u luajtur në Euro 2020 janë shënuar 27 gola më shumë se në Francë 2016.

Tjetër e dhënë që tregon se në turneun aktual skuadrat kanë kërkuar golin është edhe fakti se në fazën e 1/8 dhe çerekfinale asnjë përballje nuk është mbyllur pa gola. Me mesataren një gol çdo 32 minuta hapësira kohore ku shënohet më shumë është fillimi i pjesës së dytë nga minuta e 46-të deri në minutën e 60-të ku janë shënuar plot 29 gola. Më pas nga 23 gola janë shënuar në minutat 61-75 dhe 76-90-të.

Spanja është ekipi që e ka tundur më shumë herë rrjetën e kundërshtarëve me 12 gola e ndjekur nga dy gjysmëfinalistet e tjera Italia e Danimarka me nga 11 gola. Golashënuesi më i mirë i Euro 2020 vijon të jetë Ronalado me 5 gola. Kaq ka edhe sulmuesi çeki Schick por portugezi mban vendin e parë pasi ka dhënë edhe një pasim goli. Deri më tani kemi pasur 78 futbollistë që kanë shënuar në Euro 2020 ndërsa janë rregjistruar edhe 10 autogola tjetër rekord ky që e bën turneun e këtij viti më specialin në histori.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Basketboll meshkuj/ Vllaznia 'pa busull', Teuta fiton me 30 pikë diferencë

Basketboll meshkuj/ Vllaznia 'pa busull', Teuta fiton me 30 pikë diferencë