TIRANË -  Grupi Eurosig-Insig ka vendosur të dhurojë 50 mijë euro për përballimin e situatës pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë dhe punës që po bëjnë ende ekipet e emergjencave për të shpëtuar jetë njerëzisht, pavarësisht bilancit tragjik të deritanishëm. në një mbledhje të jashtëzakonshme të Asamblesë së Anëtarëve dhe Bordit të Grupit, Eurosig-Insig thonë se kanë ngritur grupe pune pranë klientëve të tyre në terren për çdo nevojë që mund të lindë.

"Në mbledhjen e jashtëzakonshme Asambleja e Aksionarëve dhe Bordi i Grupit Eurosig-Insig vendosi t’i akordojë menjëherë Komitetit të Emergjencave 50,000 Euro ndihmë, për përballimin e situatës nga heronjtë që po punojnë me përkushtim për shpëtimin e jetës së njerëzve. Eurosig-Insig ka ngritur grupet e punës dhe është pranë klientëve të tyre në terren për çdo nevojë.

Me respekt Kadri Morinaj

President i Grupit Eurosig-Insig"