Paga minimale deri në fund të vitit 2020, në vlerën e 26 mijë lekëve, sipas Eurostat, ka qenë më e ulta në rajon. Sipas një raporti të publikuar së fundmi Eurostat ka marrë në studim pagat minimale në vendet e BE-së, por edhe ato kandidate. Në fund të tremujorit të dytë paga minimale në Shqipëri është vlerësuar 210 euro, duke u renditur e fundit nga vendet fqinje.
Vendi me pagën më të lartë minimale në vitin e shkuar ishte Serbia me 344 euro, e ndjekur nga Mali i Zi me 331 euro, dhe Bullgaria me 311 euro. Ndërsa për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut nuk ka të dhëna për 2020, por në vitin 2018 në Maqedoni paga minimale ishte 288 euro. Por me ndryshimet e hyra në fuqi në 1 janar të këtij viti, paga minimale në shkallë vendi u rrit, duke shkuar në 30 mijë lekë ose 243 euro, përsëri në nivel të ulët.
Pagat më të ulta në vend janë kryesisht në sektorin e fasonerisë dhe të bujqësisë, ku janë punësuar shumë persona dhe nuk kërkohen kualifikime.
Ndërsa në tremujorin e dytë të vitit 2020, rritje ka pësuar paga mesatare mujore bruto me 1.8%, duke arritur në 52.815 lekë ose 427.82 euro.
Në këtë raport konfirmohej edhe një herë hendeku me pagat, ku në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit, ishin 93,6 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grup-aktivitetin e Bujqësi, pyje dhe peshkim ishin 36,6 % më e ulta.
PAGA MINIMALE/ EUROSTAT
Serbia 344 euro
Mali i zi 331 euro
Bullgaria 311 euro
Shqipëri 210 euro
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
29.7%
-
Jo
63.7%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 556
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shpalli non-grata 14 persona, mes tyre dy shqiptarë, 320 organizata jo qeveritare dënojnë veprimin e Serbisë
24 Janar, 15:37
-
Ilir Yzeiri: Sistemi ynë mbështetet te mediokriteti kolektiv
24 Janar, 12:20
-
Gjykata e Lartë marrëveshje me atë të Italisë: Do të ndikojë në cilësinë e veprimtarisë gjyqësore
23 Janar, 19:47
-
Begaj pret trupin diplomatik: BE e vetmja alternativë për ne, zgjedhjet test, diasporës ia kishim borxh votën! Falenderojmë SHBA për kontributin në Drejtësi
23 Janar, 19:37
-
Presidenti Trump në Forumin e Davosit: Kievi, i gatshëm për një marrëveshje! Dua të takoj Putinin së shpejti! Arabia Saudite dhe OPEC të ulin çmimet e naftës! BE na trajton keq
23 Janar, 17:45
-
Projekti 4-vjeçar i BE për drejtësi digjitale, 7.5 mln euro për modernizimin e trajtimit të çështjeve
23 Janar, 16:58
-
SHBA ‘harron’ zotimin, u ndalon ëndrrën amerikane refugjatëve, afganët mbeten në Shqipëri
23 Janar, 13:53
-
Ambasadori i Brazilit takon drejtorin e policisë Proda për të intensifikuar bashkëpunimin kundër rrjeteve të trafikut të drogës
23 Janar, 13:51
-
Kërcënoi se do të vendoste tarifa të reja prej 10-20% për importet, ja strategjia e BE-së ndaj Trump
23 Janar, 13:27
-
E përditshmja britanike 'The Times': Si u bë Shqipëria vend qëndrimi më i mirë luksoz në Europë
23 Janar, 10:05
-
Shqipëria merr drejtimin e Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit, deri në qershor 2025
23 Janar, 09:50
-
Presidenti Trump emëron Andrew Puzder si ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në BE
23 Janar, 07:19