Numri i pjesëmarrësve në Festivali Eurovision Song Contest 2023 vazhdon zvogëlohet prej anulimit të pjesëmarrjes nga disa vende të Ballkanit. Shkaqet për tërheqjen me sa duket nuk janë vetëm ekonomike. Pasi Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut njoftuan zyrtarisht se nuk do të konkurrojnë në Eurovizionin e vitit të ardhshëm për shkak të kostos së lartë të pjesëmarrjes, edhe Bullgaria dhe Bosnja dhe Hercegovina konfirmuan se nuk do të marrin pjesë në ESC 2023 në Liverpul.
Radiotelevizionet paguajnë një tarifë për të marrë pjesë në konkurs, por shuma ndryshon në varësi të madhësisë së vendit. Pas përjashtimit të Rusisë nga ky konkurs për shkak të luftës në Ukrainë disa vendeve u është kërkuar të paguajnë më shumë. Radiotelevizioni publik i Maqedonisë së Veriut, MRT, dha si arsye për anulimin e pjesëmarrjes në ESC gjendjen aktuale ekonomike:
"Maqedonia nuk do të marrë pjesë në Eurovision Song Contest 2023, për shkak të krizës ekonomike dhe energjetike dhe kostove të larta. Vendimi për t'u tërhequr nga ESC vlen për këtë vit dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.”
Edhe Radiotelevizioni publik i Bosnjë-Hercegovinës, BHRT, dha si arsye për anulimin e pjesëmarrjes në ESC shkaqe ekonomike. Kurse tendenca e Radiotelevizionit publik të Bullgarisë, BNT, është relativisht e qartë:
"Bullgaria nuk do të marrë pjesë në ESC 2023 dhe ndoshta as në edicionet e ardhshme. Pas analizave, u vendos që ky program nuk është më i rëndësishëm për Radiotelevizionit publik të Bullgarisë.”
Marrë nga DW
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Veriu i Kosovës, a duhet që Kurti të pranojë kërkesat e SHBA-BE?
-
PO
71.1%
-
JO
22.5%
-
NUK E DI
6.4%
Vota total: 1064
Lajme të tjera
-
Suedia i kërkon ta përfaqësojë vitin tjetër në Eurovizion, Albina Kelmendi: Jemi në bisedime
30 Maj, 16:05
-
Kush ndikoi? Eurovisioni thyen rekorde, festivali i këtij viti ishte më i shikuari në histori
15 Maj, 11:53
-
‘Eurovisioni s’ka më vlera’, vjen reagimi i parë nga familja Kelmendi pas rezultatit zhgënjyes
14 Maj, 10:48
-
Ronela Hajati ka dy fjalë për fituesen e ‘Eurovision 2023’
14 Maj, 09:24
-
Sonte nata finale e Eurovizion në Angli! Albina dhe familja Kelmendi shkëlqejnë në skenë me këngën 'Duje'
13 Maj, 14:57
-
Lufta/ Prigozhin: Forcat e rregullta ruse po braktisin Bakhmutin! Britania e Madhe: Na hidhëroi mungesa e Zelensky-t në Eurovision
12 Maj, 07:17
-
Sot pritet të na përfaqësojë në Eurovision, Albina Kelmendi optimiste: Shtetet e forta na shohin si konkurrent
11 Maj, 13:04
-
Nis Eurovizion, Suedia pretendentja fituese nga 10 finalistët e parë! Shqiptarja Rita Ora, ‘superheroina’ e mbrëmjes! Familja Kelmendi garon në 11 maj, synon fitore
10 Maj, 07:57
-
Sonte gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit, 10 shtete do të kualifikohen në finalen e madhe! E ftuar speciale Rita Ora
9 Maj, 15:02
-
Sonte nis Eurovizion 2023, Shqipëria do të performojë në natën e dytë! Familja Kelmendi pa pasaportë shqiptare, humb provat
9 Maj, 08:27
-
‘Duje’ , një histori frymëzimi…
14 Prill, 14:34
-
Rita Ora do jetë pjesë e Eurovision 2023, do performojë hitet e saj në gjysmëfinale
14 Prill, 08:14