Evi Kokalari i akuzoi për manipulim të zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar, PD e Berishës: Procesi ishte transparent, lista u plotësua duke respektuar statutin

Evi Kokalari i akuzoi për manipulim të zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar, PD e Berishës: Procesi ishte transparent, lista u plotësua duke respektuar statutin

Evi Kokalari dhe Sali Berisha

TIRANË- Partia Demokratike e Sali Berishës i është përgjigjur akuzave të ngritura nga Evi Kokalari se kanë manipuluar listat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar në zgjedhjet që u mbajtën më 30 prill 2022. Përmes një deklarate, Komisionit Qendror i Numërimit thotë se i gjithë procesi i numërimit të votave ka qenë transparent dhe ka qenë gjatë gjithë kohës online në kanalin zyrtar të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ndalur në listën e publikuar nga Kokalari, e cila pretendon se kanë hequr fituesit dhe kanë shtuar në listë mbështetësit e Belind Këlliçit, PD thotë se është zbatuar statuti i partisë. Komisioni shpjegon se sipas statutit, lista e anëtarëve të Këshillit Kombëtar fillimisht duhet të plotësohet me kuota e përcaktuar në statut, me 45 gratë më votuara dhe me 23 të rinj nën 35 vjeç të cilët janë më të votuarit.

Sipas PD-së, në zgjedhjet që u mbajtën në prill, vetën 10 gra dhe 5 të rinj morën vota mjaftueshëm për të hyrë drejtpërdrejt në Këshillin Kombëtar. Më pas pjesa tjetër është plotësuar me ata që kishin marrë më shumë vota. Në total, 53 gra e të rinj u veçuan në renditje për të plotësuar kuotat e përcaktuar me statut.

Kokalari pretendon se janë disa emrat të cilët u hoqën nga lista e fituesve të Këshillit Kombëtar, ndonëse duhej të ishin futur në bazë të votave që kishin marrë. Sipas Kokalarit, ata që kishin fituar janë hequr nga lista dhe janë zëvendësuar me emrat të tjera, që janë mbështetës të Këlliçit, në mënyrë që ta votonin në garën për primaret.

Njoftimi i plotë

Ditët e fundit, në rrjetet sociale dhe media kanë qarkulluar disa lajme të rreme në lidhje me votimin në Kuvendin Kombëtar të datës 30 prill 2022 për anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD. Në Kuvendin Kombëtar të PD të datës 30 prill 2022, u votua për 150 anëtarët e Këshillit kombëtar nga lista total prej 424 kandidatë miratuar nga Kryesia e PD. Statuti i PD në nenin 44 pika 3 përcakton që:

● Kuvendi Kombëtar i zgjedh anëtarët e Këshillit Kombëtar me votim të fshehtë nga një listë e propozuar nga Kryetari i Partisë, pas miratimit në Kryesinë e Partisë. Miratimi i listës nga Kryesia dhe publikimi i saj bëhet jo më vonë se pesë ditë përpara ditës së votimit. Numri i kandidatëve duhet të jetë jo më pak se dyfishi i numrit të vendeve që do të shpallen fitues. Numri i anëtarëve të zgjedhur të Këshillit Kombëtar nga gjinia më pak e përfaqësuar nuk duhet të jetë më pak se 30%, ndërkohë që numri i të rinjve deri nën moshën 35 vjeç nuk duhet të jetë më pak se 15%.

Nëse kuotat e mësipërme nuk plotësohen nga renditja e dalë pas votimit, atëherë renditja e tyre veçohet nga ajo e përgjithshmja, deri në plotësimin e numrit të kërkuar.” Pra në listën e Këshillit Kombëtar, bazuar në këtë nen, hyjnë:

-         30 % ose minimalisht 45 zonjat më të votuara;

-        15%, ose minimalisht 23 të rinj nën 35 vjeç, më të votuarit;

-        Nëse kuotat e mësipërme nuk plotësohen nga renditja pas numurimit të parë, atëherë kualifikohen ata kandidatë gra ose të rinj të cilët kanë numrin më të madh të votave në vijim, pavarësisht renditjes së tyre numerike. Plotësimi i kuotës ka prioritet mbi renditjen numerike;

-        Pas plotësimit të kuotave vijojnë kandidatët, pavarësisht gjinisë, sipas renditjes së tyre mbi bazën e votave të marra.

E njëjta formulë ndiqet edhe në zgjedhjet e përgjithshme Parlamentare, për të përcaktuar kuotat e përcaktuara me ligj.

Kjo procedurë është ndjekur me përpikmëri nga Komisioni Qendror i Numërimit.

Pas procesit të votimit në Pallatin e Kongreseve, procesi i numërimit u organizua në selinë e Partisë Demokratike. U ngritën 14 grupe numërimi. Numërimi filloi në orën 20.00 e vijoi përgjatë gjithë natës, në mënyrën më transparente, para 5 kamerave të vendosura në ambjentet e selisë, në prani të mediave e anëtarëve apo të interesuarve për këtë proces. Numërimi është transmetuar live në kanalin e YouTube të Kryetarit të PD z. Sali Berisha, si dhe në rrjetet sociale të PD. Në fund të numërimit, Komisioni pasi mori në konsideratë kuotat e përcaktuara në Statut shpalli listën finale të Këshillit Kombëtar.

Rezultoi që:

-        10 zonja (nga 45) morën vota mjaftueshëm për të hyrë drejtpërdrejt në Këshillin Kombëtar. 35 zonja të tjera hynë si pasojë e plotësimit të kuotës gjinore;

-        5 të rinj (nga 23) morën vota mjaftueshëm për të hyrë në Këshillin Kombëtar. 18 të tjerë hynë si pasojë e kuotës për të rinjtë. Të gjithë të rinjtë e tjerë në listën fituese të Këshillit Kombëtar janë propozime të strukturave të degëve apo pjesë e strukturave drejtuese të tyre.

Në total: 53 gra e të rinj u veçuan në renditje për të plotësuar kuotat e përcaktuar me statut.

Është e rëndësishme të theksojmë që çdo kandidat ka pasur mundësinë e verifikimit të rezultatit të saj apo të tij bazuar në Vendimin e Komisionit Qendror të Numërimit. Janë rreth 20 raste të cilët kanë verifikuar rezultatin e tyre. Komisioni ka respektuar në çdo gërmë statutin e PD miratuar në Kuvendin e datës 11 dhjetor 2021, duke respektuar kuotat e grave e të rinjve. Procedurat e votimit e të numërimit kanë qenë tërësisht transparente. Çdokush që është i interesuar mund t’i drejtohet Komisionit Qendror të Numërimit pranë Partisë Demokratike për informacione të mëtejshme. PD mbetet partia e vetme politike ku vota është instititucionalizuar dhe është ajo që vendos cilat janë forumet drejtuese të PD apo drejtuesit në cdo hallkë të strukturave të saj me parimin një anëtar një votë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:39
Pas Belind Këlliçit, Evi Kokalari akuzon Albana Vokshin: Orientove votat për anëtarët e Këshillit Kombëtar

Evi Kokalari vazhdon të akuzojë PD e Sali Berishës se ka manipuloi votat në zgjedhjet për anëtarët e Këshillit Kombëtar. Pas denoncimeve që ka bërë Belind Këlliçin, kësaj here Kokalari akuzon Albana Vokshin se mbështetëset e saj kanë orientuar votën, ndërsa thotë se do të publikojë edhe listën e manipuluar.

“Albana Vokshi, me që nesër do adresosh listat që publikova, të sugjeroj të bësh transparencë të plotë, se jo vetëm që infon e mora nga kompjuteri jot, por kam dhe foto. Fakti që ti mund të dalësh me Këlliçin në krahë, më thotë që do filloni thjeshte të manipuloni realitetin.

Në bazë të një letre që firmosa se nuk do publikoj çfarë pash, PD ka të drejtë të më hedh në gjyq. E mirëpres, por i jeni futur një rruge që do t’ju fundos të tërëve. Ndoshta është koha të flasim se si gratë e tua orientuan votat në kryesi. Faktet i kam”, shkruan Kokalari.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albana?: 22/01/2023 18:23

    Albana Vokshi nje putane qe nuk e ka shoqen.

    Përgjigju
    • Qejfliu: 22/01/2023 22:17

      Kete Albana putanen ku e takoj?

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Dita Ndërkombëtare e Librit, Meta ndan foto duke lexuar: Rilindja ka orientuar të rinjtë drejt kafeneve, ka zbrazur bibliotekat

Dita Ndërkombëtare e Librit, Meta ndan foto duke lexuar: Rilindja ka orientuar të rinjtë drejt kafeneve, ka zbrazur bibliotekat