Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka ndarë një postim në rrjetet sociale ku kritikon Berishën për sulmin me molotovë drejt godinës së kryeministrisë gjatë protestës kombëtare të një dite më parë.

Kokalari shkruan se pamjet janë të turpshme dhe nuk e quan aspak patriot liderin e PD për këtë gjest. Ajo e sheh alarmante këtë situatë dhe i vendos epitete Berishës si “i përbuzshëm” dhe “tejet turpërues.”

“E po të kesh qenë Kryeministër dhe President i vendit Sali Berisha dhe të valëvitësh flamurin shqiptar, ndërkohë që dërgon turmat të djegin zyrën e Kryeministrisë — një aset i popullit — duhet të jesh realisht i trashë për Zotin.

Kjo pamje është e turpshme. Të paktën hiqe flamurin nga duart, sepse patriot nuk je.

Nëse do realisht të “rrëzosh” qeverinë Rama, shko digji shtëpinë e Ramës apo pronat e tij personale, jo të ushqesh dhunë te populli, ndërkohë që i vjedh natë e ditë dhe pastaj i kthen në huligan.

Kjo është përtej alarmantes!

Sidomos kur nuk ngrite zërin ndërkohë që Sazani, Zvërneci, dhe së shpejti Karaburuni, po i vidhen këtij kombi.

Je i përbuzshëm dhe tejet turpërues.

Dhe kjo dhunë është dhunë katundarësh, sepse civilizim nuk sheh askund në këtë foto”, shkruan Kokalari.

P.J/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loti: 25/01/2026 09:32

    Zonja Kokalari valvitja e flamurit ishte sinjali për fillimin e hedhjes së molotovëve nga bandat e tij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 21:48

    A duhet qeveria t’i druhet protestave të opozitës?