Evi Kokalari nuk ndalet, sfidon sërish Belind Këlliçin: Pse ka më shumë seç thotë Statuti anëtarë të FRPD në Këshill Kombëtar? Dil shpjegohu

Evi Kokalari nuk ndalet, sfidon sërish Belind Këlliçin: Pse ka më shumë seç thotë Statuti anëtarë të FRPD në Këshill Kombëtar? Dil shpjegohu

Evi Kokalari dhe Belind Këlliçi

Një tjetër luftë në PD, jo vetëm ajo për Selinë blu e nisur që ditën kur Lulzim Basha përjashtoi  Sali Berishën nga grupi parlamentar por tashmë ka një luftë për pushtet edhe brenda Komisionit të Rithemelimit..

Evi Kokalari prej ditësh tashmë ka dalë me një qëndrim publik, në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Foltores, dhe ka sulmuar ashpër Belind Këlliçin i cili doli më i votuari. Në një postim të bërë sot në rrjetet sociale, Kokalari kërkon llogari se pse FRPD, ka nëntë të rinj më shumë në Këshillin Kombëtar dhe pse po i jepet kaq shumë hapësirë të rinjve. Mesa duket, Flamur Noka dhe Arben Imami kanë gjetur përkrahjen e duhur.

“Ftesë Belind Këlliçit për transparencë. Vota është e shenjtë dhe duhet mbrojtur me çdo kusht, ndryshe demokracia nuk mbijeton!! Kuota e pjesëmarrjes të anëtarëve të Forumit Rinor në Këshillin Kombëtar është 15% ose 22 veta. Duke hequr Belindin që është automatikisht i futur si deputet, ngelen 21 veta. Këtë shifër ma ka konfirmuar vetë Belindi. Nga një analizë e thjeshtë të listës së fituesve, rezulton se në Këshill kanë hyrë gjithsej 30 anëtarë të Forumit Rinor, domethënë 9 mbi kuotë e kërkuar me statut. Ftoj Belind Këlliçin, që për hir të trasparencës, të lëshoj një deklaratë të noterizuar që vërteton se këta 9 vetë mbi kuotë, janë futur me votë (dhe nëse është votë e lobuar s'ka problem për momentin), dhe nuk janë përzgjedhur nga Belindi vetë për të plotësuar, tejkaluar apo manipuluar zgjedhjet nëpërmjet kuotës që mbrohet me statut të Partisë. Logjikisht, nëse kemi 9 veta mbi kuotë, kjo do të thotë që të gjithë, pra 30 të rinjtë, janë futur me meritokraci. Kjo trasparencë, është mëse e nevojshme përpara zgjedhjeve të së Premtes, sepse ky është një informacion që duhet ta disponoj çdo anëtar i Kryesisë që ka të drejtë vote nesër. E falënderoj paraprakisht”, ka shkruar Kokalari.

Komisioni i Rithemelimit shpalosi si mision të vetin bashkimin e Partisë Demokratike, por në kushtet kur thuajse tashmë ka shtrirë tentakulat në çdo organ drejtues të selisë blu, bashkimi duket ende i pamundur, madje për ironi, krisja ka nisur të ndihet edhe brenda vetë grupimit Berisha. Evi Kokalari, e bashkuar me grupimin Berisha që në gjenezë të përçarjes së PD ka hedhur akuza për lobime votash në proceset zgjedhore të udhëhequra prej tyre, zgjedhjen e kryesisë dhe këshillit kombëtar të PD së Berishës. I shigjetuari i parë është deputeti Belind Këlliçi, që në zgjedhjet për kryesinë, rezultoi më i votuari.

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Kokalari ka nisur denoncimet për manipulimin e votave që sipas saj ka bërë Belind Këlliçi, ku ka postuar një foto me numra dhe shkruan se janë numrat respektivë të përdorur në listën e votimit për kandidatët e Këshillit Kombëtar të PD-së më 30 prill. Sipas saj, me anë të kësaj liste Këlliçi ka lobuar dhe orientuar votuesit për kandidatët që janë zgjedhur. Kokalari thotë se nga 67 personat në listë që ka publikuar, 43 prej tyre janë zgjedhur dhe përbëjnë 15% të Këshillit. Sipas Kokalarit, Këlliçi ka fuqizuar kështu klanin e tij dhe kanë lënë jashtë liste të rinjtë e tjerë që kandiduan.

Kokalari akuzoi Këlliçin se kishte lobuar dhe orientuar votat për të siguruar një vend në Kryesi. Kjo përplasje vjen vetëm pak ditë para se PD e Berishës të finalizojë zgjedhjen e organeve drejtuese, përmes posteve më të rëndësishme në parti pas kryetarit, Sekretarit të Përgjithshëm dhe nënkryetarëve që zgjidhen të premten.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kokëpalari kurvar: 02/06/2022 23:14

    ty o kokakare të duhet një hajdar i madh me gunga, vetëm ai të sjell në terezi ty se dhe në fytyrë je bërë si pelë që nuk mer kalë prej vitesh...

    Përgjigju
  • Denis: 02/06/2022 23:06

    Sa bukur e keni shkruar seç apo se ç’thote

    Përgjigju
  • Gradishta: 02/06/2022 20:59

    Ha moj kokë pa larë ka një shprehje popullore për të keqen 'o Balo të rënët tenja të keqen e ke nga brenda' por kjo moj kokë palarë është në origjinal 'o PD të rëntë tenja të keqen e ke nga brënda'po ti kokë palarë o je gjysëm e se kupton o nuk do t'a kuptosh,se e keqja se ka emrin Belind por e ka Sali se po sdeshi ai Belind shkon me të tjerët në botën e përtejme tash 30 vjet pd-ja është pronë private e salehut dhe gjithë të tjerët janë numurorë topi,po ty çtu desh që e kruejtët me gjethe fiku ,nejse puna jote por një ditë absolutisht që do mallkosh veten nëse je njeri,..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit