Evi Kokalari: Sot përfundimisht Berisha më ka kundër, po bën pazare me PD! Po përdor Grenell për të mbrojtur Këlliçin

Evi Kokalari: Sot përfundimisht Berisha më ka kundër, po bën pazare me PD! Po përdor Grenell për të mbrojtur Këlliçin

Evi Kokalari dhe Sali Berisha

TIRANË- Ish bashkëpunëtorja e “verbër”, Evi Kokalari i ka dalë kundër Sali Berishës, duke hedhur akuza të rënda në drejtim të tij. Sot Kokalari ka deklaruar se përfundimisht është kundër tij, pasi e ka kuptuar se Berisha po përdor partinë për interesa personale. Ajo e akuzon se Berisha po tenton q ëtë përdor Richard Grenell, ish-të dërguarin e SHBA në Kosovë, për të ndihmuar Belind Këlliçin. Se si po e bën këtë, nuk e tregon, mirëpo thotë se ka ardhur koha që Berisha të lërë politikën.

"Sot përfundimisht Berisha më ka kundër. Jo vetëm që s’bëri ndryshime në PD, por e ka marrë partine peng për interesat e veta dhe po bën pazare. Tentativa për të përdorur Grenell pa dijeninë e tij, për ti dhënë një dorë Këlliçit dhe pazareve që do vet, kur Grenell është futur në skenë prej meje, fatkeqësisht sot më pozicionon kundër tij! Kur them kundër- flas kundër Berishës vetë, aspak PD-se. Madje mendoj ka ardhur koha që Berisha të dalë nga politika, se po na çon në humnerë", shkruan Kokalari. 

Kjo nuk është hera e parë që Kokalari i ka dalë Berishës e duket se krisja mes tyre ka ndodhur pikërisht për Belind Këlliçin.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Paul: 20/01/2023 00:59

    ik moj delenxhie se le nam,,,te bleu shkelzeni per 5 leke,,vete e ke pranuar...///

    Përgjigju
  • Opa: 20/01/2023 00:25

    E ka marre vijen e sjelljes zonja. Mire, bravo.

    Përgjigju
  • beni: 19/01/2023 20:24

    mos te paksan marre ekskuzuivtetin e gernrelleit hahaha. o evi o te keqen, ska me fonde iku mbarove tpune ti, tnai do ti jape rama leket me fole

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës