TIRANE- Në kuadër të zbatimit të masave të posaçme të ndërrmara nga Policia e Shtetit kundër krimit mjedisor, autoriteti në fjalë ka bërë me dije, përmes një komunikate për shtyp se ka proceduar penalisht deri më tani 606 persona nga dita e nisjes së këtij aksioni.

Vetëm gjatë fundjavës, nga strukturat e policisë janë evidentuar 43 raste të ndërtimeve abuzive dhe janë proceduar penalisht 43 persona, të cilët nga verifikimet e kryera, janë konstatuar se kanë ndërtuar objekte në mënyrë të paligjshme, në 1 rast është marrë dhe masa e arrestit në flagrancë.

Ndërsa për të bërë një bilanc të përgjithshëm autoritetet njoftojnë se, nga data 25 Gusht deri më 14 Shtator, nga strukturat e Policisë së Shtetit janë evidentuar 603 raste të ndërtimeve abuzive, për të cilat janë proceduar penalisht 606 shtetas.

Për 41 persona, të cilët janë konstatuar se kanë ndërtuar objekte pa leje në tokë publike, shtetërore apo tokë në pronësi të dikuj tjetër, është marrë masa e arrestit në flagrancë. Ndërsa 550 shtetas të tjerë, autorë të ndërtimeve të paligjshme, janë proceduar e ndiqen në gjendje të lirë. Gjithashtu 15 persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga organet e policisë.


Më poshtë bilanci i rasteve  të evidentuara sipas Drejtorive të Policisë në Qarqe të ndryshme të vendit:
 
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë janë evidentuar 159 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 157 persona, nga të cilët 11 janë arrestuar në flagrancë, 139 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 7 shtetas janë shpallur në kërkim.

Nga Drejtoria e Policisë Qarkut Durrës janë evidentuar 81 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 82 persona, nga të cilët 6 janë arrestuar në flagrancë, 76 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan janë evidentuar 76 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 76 persona, nga të cilët 1 është arrestuar dhe 74 ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier janë evidentuar 48 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 49 persona, nga të cilët 4 janë arrestuar në flagrancë, 43 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 2 shtetas janë shpallur në kërkim.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë janë evidentuar 26 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 26 persona, nga të cilët 1 është arrestuar në flagrancë dhe 25 ndiqen në gjendje të lirë.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë janë evidentuar 30 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 30 persona, nga të cilët 3 janë arrestuar në flagrancë, 26 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër janë evidentuar 21 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 21 persona, nga të cilët 4 janë arrestuar dhe 17 ndiqen në gjendje të lirë.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër janë evidentuar 18 raste, për të cilët ndiqen në gjendje të lirë 18 shtetas.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat janë evidentuar 37 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 37 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë janë evidentuar 54 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 55 persona, nga të cilët 11 janë arrestuar, 43 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër janë evidentuar 44 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 45 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës janë evidentuar 11 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 12 persona, nga të cilët 9 ndiqen në gjendje të lirë dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)