TIRANE - Fëmijët e shkollës World Accademy of Tirana, vizituan sot ambjentet e gazetës Shqiptarja.com dhe të televizionit A1Report.
Në ditët e fundit të mbarimit të vitit shkollor , fëmijët të cilët në shtator do të kalojnë për herë të parë në klasë të parë, po mësojnë me mësuesen e tyre, Mrs Meave, të rejat mbi mjetet e komunikimit.
Në redaksinë e gazetës Shqiptarja.com, në një orar kur të gjithë gazetarët janë në terren në grumbullimin e lajmeve, të vegjëlit u rehatuan në tavolinat përballë kompjuterave. Shumë prej tyre pyetën se: Pse shërben gazeta tani, kur të gjithë kanë kompjuter…
Në mjediset e televizionit A1Report, gazetari Edvin Parruca ua la për pak vendin dhe të vegjëlit lexuan lajmet që kishin përgatitur.
Që nga dita e hapjes së A1Report, lajmet më të bukura për lulet e Shqipërisë, natyrën, faunën dhe florën, i lexuan pikërisht vogëlushët e WAT.
World Accademy of Tirana është një shkollë ndërkombëtare që punon me parimet e shkencëtares italiane Maria Montesori. Në bazë të parimeve të saj është liria e fëmijëve dhe mësimi përmes lojës dhe gëzimit.

(Foto: Femijet sot ne A1 Report)

(Redaksia online)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO/Fëmijët në redaksinë e Shqiptarja.com