LONDËRManchester City ka fituar trofeun e dytë këtë sezon, pasi këtë të shtunë mposhtën Chelsean 0-1 në finalen e FA Cup të luajtur në mitikun 'Wembley'. Pak javë më parë djemtë e Guardiolës mposhtën Arsenalin në finalen e Carabao apo EFL Cup.

“Qytetarët” e nisën më mirë takimin dhe arritën të tundnin rrjetën herët me anë të Erling Haaland, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje pas rishikimit në VAR. Antoine Semenyo pati një mundësi të artë në pjesën e parë, por nuk arriti të konkretizojë nga një distancë e afërt, duke e dërguar topin mbi portë.

Po Semenyo u rikthye fuqishëm në pjesën e dytë duke korrigjuar gabimin. Në minutën e 72-të, pas një asistimi të saktë nga Haaland, Semenyo realizoi një gol spektakolar me thembër, duke i dhënë epërsinë dhe në fund trofeun ekipit të tij.

Në anën tjetër, Chelsea pretendoi për dy penallti pas ndërhyrjeve ndaj Joao Pedros brenda zonës, por gjyqtari nuk e pa të arsyeshme të konsultohej me VAR-in, duke mbetur në vendimin fillestar.

Me këtë fitore Manchester City siguroi trofeun e tetë të FA Cup dhe tani fokusohet te ndeshjet e mbetura në kampionat, duke shpresuar që Arsenal të lëshojë pikë në garën për titullin kampion në Premier League.

City nuk e fitonte këtë trofe që nga viti 2023, ndërsa FA Cup këtë vit mbylli sezonin e 145 duke qenë kompeticioni më i vjetër në botën e futbollit. 20 trofe në 10 vite për Pep Guardiolën te Manchester City, Trajneri spanjoll ka krijuar një epokë të ndritur te skuadra angleze.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 14 Maj, 10:01

    PS e PD miratojnë rezolutë, besoni se do anëtarësohemi në BE deri në 2030?