Fabio Capello 'shigjeton' Spallettin: Shumë konfuzion, tjetër gjë të bësh trajnerin e Italisë! Më vjen turp

Fabio Capello 'shigjeton' Spallettin: Shumë konfuzion, tjetër gjë të bësh trajnerin e Italisë! Më vjen turp

Capello dhe Spalletti

Zvicra mundi 2-0 Italinë në 1/8 e Euro 2024 dhe kampionët në fuqi të Evropianit e shohin veten jashtë eventit. Pas dështimit trajneri Luciano Spalletti u konfirmua në stol, ndërsa një legjendë si Fabio Capello ka kritikuar zgjedhjet e trajnerit.

"Më vjen turp, pak a shumë si kur më ndodhte si futbollist dhe kur kthehesha nga Kupa e Botës në vitin 1974", tha gjatë intervistës Capello.

Është vërtet kaq ndryshe të drejtosh një ekip kombëtar në krahasim me një klub të zakonshëm?

Janë dy profesione të ndryshme. Jo rastësisht nuk duhet të flitet për trajner të kombëtares, por për përzgjedhës. Sepse ai (komisari teknik) duhet së pari të zgjedhë lojtarët në bazë të asaj sheh në kampionate.

Ai mund të ketë idetë e tij për futbollin, por ai duhet gjithashtu të mendojë disi më ndryshe, të logjikojë me një tjetër arsye, sepse i duhet të mendojë për lojtarë të ndryshëm që duhen përshtatur në një ekip kombëtar. Arsyeja është e thjeshtë: në ekipin kombëtar nuk ke kohë për të punuar çdo ditë siç ndodh me një ekip klubesh. Në një skuadër klubesh, çdo lojtar e ka të qartë se çfarë duhet të bëjë.

Por Zvicra, me gjithë respektin nuk është Spanja?

Nuk është Spanja, por ka një organizim gati të përkryer në shtyllën e saj kurrizore: Sommer në portë, Aknji në mbrojtje, Xhaka në mesfushë dhe Embolo në sulm. Dhe për më shumë, Zvicra m'u duk një skuadër e vërtetë në gjithë kuptimin e fjalës: të gjithë gati të sakrifikonin, duke mbrojtur me 10 dhe sulmuar deri me 6 lojtarë.

Pas ndeshjes, Spalletti ia vuri fajin mungesës së freskisë…

Më vjen keq, por nuk e pranoj një gjë të tillë. Italisë i mungoi forca e grupit.

Sa mendoni se është përgjegjësia e Spallettit?

Pyetje e këndshme… Është e qartë se Spalletti ka jo pak përgjegjësi. Por edhe lojtarët kanë të tyren, duhet ta ndjejnë peshën e fanellës. Nuk e kam parë kurrë nj Itali të tillë.

Spalletti tha se nuk do të dorëhiqet. Po a mendoni se kjo Itali ka fortë për të reaguar?

Nuk mund të gjykoj zgjedhjen e tij, por e ardhmja nuk më duket shumë optimiste. Spalletti është një trajner i mirë, por në të njëjtën kohë i duhet të përmirësohet shumë si përzgjedhës.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Përplasen dy makina me njëra tjetrën, 4 të lënduar   

Gjirokastër/ Përplasen dy makina me njëra tjetrën, 4 të lënduar