Shefi francez i diplomacisë, Laurent Fabius, vlerëson se pa një marrëveshje të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe të qeverisë ukrainase asnjë karvan humanitar rus nuk duhet të hyjë në vend, duke dyshuar se kjo është thjesht një mburojë e përdorur nga Moska.
"Nëse këto kushte nuk plotësohen, atëher nuk duhet të autorizohen të kalojnë", theksoi Fabius, në radion "France Info".
"Rusia deklaroi se po dërgon kamione për arsye krejtësisht humanitare por ka disa rregulla në këto operacione, dhe është e mundur vetëm në marrëveshje me vendin në të cilin dërgohen këto ndihma humanitare dhe me ndihmën e Kryqit të Kuq. Ose kjo çështje ende nuk është sqaruar", deklaroi ministri francez i Punëve të Jashtme.
Një karvan humanitar rus me 280 kamionë ishte në rrugë sot drejt kufirit ukrainas, njoftuan agjencitë ruse të shtypit, një ditë pas deklarimit të Kremlinit mbi mundësinë e një ndihme të tillë për popullsinë në lindje të Ukrainsës./ATSH/
/Shqiptarja.com