Rrjeti social "Facebook" është duke shtuar një veçori tjetër në aplikacionin e tij Messenger, për t'i mundësuar njerëzve të dërgojnë para direkt te shokët e tyre në rrjetin social.
Në muajin prill të këtij viti pritet të lançohet ky aplikacion, por fillimisht për përdoruesit amerikanë.
Pagesat do të mund të bëhen në aplikacionin e Messengerit për sistemet operative Android dhe iOS, gjithashtu nëpërmjet ueb-faqes së Facebook-ut.
Njerëzit duhet të regjistrojnë debit kartelën për të dërguar ose pranuar para nëpërmjet Messengerit. Duke prezantuar veçorinë e re, Facebook ka njoftuar se pagesat do të kenë siguri të lartë.
"Ne përdorim sisteme të sigurta që mundësojnë lidhjen mes jush dhe Facebook-ut, edhe për informatat e kartelës suaj. Ne përdorim software dhe hardware të sigurt të cilët janë të standardeve më të larta", thuhet në njoftimin e Facebook-ut. /atsh/
/Shqiptarja.com