Lufta mes rrjeteve sociale sa vjen dhe bëhet akoma më e ashpër.

Këtë herë Facebook kundër Twitter nëpërmjet Instagram.

Kjo sepse tanimë app-et e imazheve të blera në prill të vitit 2012 për 741.000.000 dollarë, prezantohen në  video.

Kjo i lejon themeluesit të facebook, Zuckerberg që të rikuperohen dhe të jenë në avantazh kundrejt rrjetit gjithashtu të fuqishëm Twitter.

Është 15 sekonda filmim, 9 sekonda më shumë se Vine.

Objektivi është transmetimi nëpërmjet videos i fuqisë së rrjetit social, të imazheve që përdoren nga 130 milionë njerëz në muaj.

Kjo e re u prezantua nga bashkëthemeluesi i Instagram Kevin Systrom. Pika e fortë e kësaj risie janë filtrat e aplikimit të krijuar posaçërisht për videon.

Gjithashtu ky aplikim është i përdorshëm dhe mjaft efikas për telefonat celularë dhe ofrojnë një cilësi të mirë të imazhit.

Më pas kohëzgjatja gjithashtu është një element kyç.

Systron e krahason me kohën që duhet për të përgatitur një Ekspres.

Është një sisten i thjeshtë dhe i lehtë për tu përdorur shpjegon ai më tej.

Është gjithmonë Instagrami që kemi përdorur, thjesht tanimë është i lëvizshëm.

Ky program do të jetë i aplikueshëm në telefonat Apple dhe Google Android.

Redaksia Online
(b.t/shqiptarja.com)