Marta Kos deklaroi sot qartë: Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian.

Me reforma të thella, me hapa të prekshëm dhe me punë konkrete që e kanë afruar vendin tonë me BE më shumë se kurrë më parë.

Dhe e vërteta duhet thënë:

Znj. Kos ka qenë një zë i fuqishëm, i sinqertë dhe i pandalur në mbrojtje të Shqipërisë, në çdo tryezë, në çdo takim, në çdo forum. Ajo ka folur për vendin tonë me respekt, me dinjitet dhe me faktet në dorë.

Kjo është meritë. Kjo është ndershmëri. Kjo është lidership.

Por ka një tjetër realitet më të hidhur…

Sa herë përmendet Shqipëria si shembull suksesi… “kukuvajkat” e opozitës nisin korin e vajtimeve.

Nuk u lodhen duke hedhur baltë, qoftë me arsye qoftë pa arsye.

Nuk u mbaroi kurrë energjia për të ulëritur kundër vendit të tyre, sikur Shqipëria të ishte armiku dhe jo atdheu.

Në vend të argumentit – nxjerrin mllef.

Në vend të kritikës – prodhojnë baltë.

Në vend të patriotizmit – bëhen vojtues, jo votues.

Edhe sot, në vend që të vlerësojnë një zë europian që flet për Shqipërinë me dinjitet, shpërthyen në sharje, akuza, fyerje e gjuhë të ulët.

E turpshme.

E neveritshme.

Dhe mbi të gjitha djallëzore:

Të sulmosh vendin tënd vetëm që të fitosh një pikë politike, është tradhti, jo opozitarizëm.

?? Të luftosh kundërshtarin politik është normale.

Të përgjakësh imazhin e vendit tënd është e pafalshme.

Arsyeja e vërtetë e nervozizmit të tyre?

As Marta Kos, as deklaratat e saj.

Po fakti që ata kanë shkatërruar çdo vlerë, janë rrethuar nga antivlerat, dhe tani s’kanë më as zë, as moral, as mbështetje.

Shqipëria ecën përpara.

Ata mbeten pas – duke bërë ku-ku nga skutat e tyre.