Fajdexhinjtë e drejtësisë/ Gjyqtarët dhe prokurorët që dhanë para hua me interes, Sami Ujkashi i Tropojës i dha 'kredi' edhe babait të tij

Fajdexhinjtë e drejtësisë/ Gjyqtarët dhe prokurorët që dhanë para hua me interes, Sami Ujkashi i Tropojës i dha 'kredi' edhe babait të tij

Prokurori Arben Dyla dhe gjyqtari Sami Ujkashi

Drejtësia shqiptare, e cila po përmbyset gradualisht nga veprimi i ligjit të Vetingut, ka funksionuar edhe si një bankë ilegale, duke dhënë para me fajde, me interesa të larta. Dy ditë më parë, Komisioni i Vetingut shkarkoi kryeprokurorin e Lushnjes, Arben Dyla, i cili në vitin 2016 i kishte dhënë 50 mijë euro hua më interes një biznesmeni. Nga kjo kontrata Dyla do të përfitonte 60 mijë euro interesa deri në vitin 2021, pra 110 mijë euro në total, bashkë me borxhin. Kryeprokurori i Lushnjes Arben Dyla nuk është i vetmi që pretendon se ka dhënë para me fajde.

Në maj të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Elbasanit, Ramazan Avdiu, i cili rezultoi se vepronte gati një bankë duke dhënë hua. Komisioni i Vetingut konstatoi 5 huadhënie në shuma të ndryshime nga gjyqtari Avdiu me interes mbi 10 %. Komisioni vlerësoi se dhënia e parave me fajde dukeshin si një taktikë e vazhdueshme e gjyqtarit për të shtuar pasurinë.

Në vendimin e shkarkimit thuhet ndër të tjera se “Duket sikur subjekti rivlerësimit, krahas ushtrimit të detyrës së tij si gjyqtar i Republikës së Shqipërisë ka ushtruar edhe veprimtari që duhet të ushtrohet nga banka apo persona të licencuar, që në të paktën dy raste ka rezultuar se u ka shkaktuar pasoja të rënda huamarrësve deri në sekuestrim të pasurive të tyre nëpërmjet ekzekutimeve gjyqësore”.

Arben Dyla dhe Ramazan Avdiu nuk janë raste të izoluara. Gjyqtari i Tropojës, Sami Ujkashi, po i nënshtrohet procesit të Vetingut që fund të vitit 2019. Ujkashi nuk është ftuar ende nga Komisioni i Vetingut, për t’u njohur me dosjen e verifikimit. Rasti i gjyqtarit të Tropojës është i pazakontë, pasi deklaruar se i ka dhënë para me fajde babait të tij. Në vitin 2011, gjyqtari Sami Ujkashi deklaron se i ka dhënë 80 000 lekë me interes 7 për qind babait të tij, për të blerë një dyqan. Një vit më pas, thotë se babai të tij i ka dhënë 10 000 000 lekë me interes.

Gjyqtari i Beratit Durim Hasa, i shkarkuar nga Komisioni i Vetingut në qershor 2021, ka deklaruar gjithashtu se ka dhënë hua me interes në vitin 2004, por pa specifikuar shumat dhe përqindjen e interesit. Para me fajde ka dhënë edhe gjyqtari i Apelit në Durrës, Tritan Hamitaj, duke përfituar interesa 2.2 milionë lekë gjatë periudhës 2006-2010. Hamitaj është shkarkuar nga detyra në shtator të vitit 2020.

Edhe kryetari i Gjykatës së Matit, Artan Çupi, ka deklaruar se ka dhënë para me fajde. Komisioni i Vetingut vendosi që Çupi të rikualifikohej për një vit në Shkollën e Magjistraturës dhe më pas do të rivlerësohej në të tre kriteret e Vetingut. Nga ana tjetër, gjyqtarët dhe prokurorët, kur kanë marrë hua jashtë sistemit bankar, i kanë deklaruar si hua pa interes!

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani