TIRANË - Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka iu drejtua këtë të enjte Gjykatës Kushtetuese ku dorëzoi ankimimin për vendimin që e shpalli fajtor për shpifje në procesin me kryeministrin Edi Rama.
Paloka tha në një prononcim për mediat se vendimi i Gjykatës u mor nën presionin e kreut të qeverisë. Deputeti demokrat paralajmëroi se as vendimi i Kushtetutës nuk është në favor të tij do t'i drejtohet Gjykatës së Strasburgut.
“Është ankuar vendimi i Gjykatës së Lartë që është marrë në represion të kryeministrit. Nuk dua të shfajësoj Gjykatën e Lartë, por presioni i kësaj qeverie mbi drejtësinë është i patolerueshëm. Në Gjykatë e Lartë si minimum ne nuk na u pranuan provat për të vërtetuar denoncimet ndaj Ramës, ndaj nuk e di se çfarë vendimi mund të merrej kur nuk pranoi as provat. Ka pasur një vendim të detyruar pra, dhe kjo është një sirenë alarmi. I qëndroj çdo deklarate të bërë për Ramën dhe këto deklarata vërtetohen çdo ditë. Kjo qeveri është e lidhur me krimin. Gjykata në mënyrë jo të zakonshme vetëm ditët e fundit e ka zbardhur vendimin, ndërkohë që ka afate. Gjykata e Lartë, për të treguar sa në presion që ishte edhe pas vendimit për mua dhe zotin Ristani, të gjitha vendimet që kanë qenë për lirinë e fjalës kanë qenë në favor të atyre që kanë denoncuar. Edhe për zotin Vasili, Gjykata e Lartë mori një vendim krejt të kundërt. Kemi të bëjmë me dy vendime të ndryshme. Vitet e fundit kjo gjykatë vendimet i ka marrë në mbrojtje të fjalës së lirë. Kur është vënë Gjykata e Lartë nën dhunën e kryeministrit. Ne për çdo vendim gjykate kemi deklaruar nëse jemi dakord apo nuk jemi, por sigurisht që ato pranohen, ndaj ne po ndjekim rrugën ligjore. Shpresoj që Gjykata Kushtetuese do të jetë më e lirë, por në rast se jo ne do të shkojmë deri në Strasburg”, deklaroi Paloka.
Gjykata e Lartë vendosi masën e gjobës prej 200 mijë lekësh të rinj ndaj Palokes, pas padisë për shpifje që kishte ngritur ndaj tij kryeministri Edi Rama
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO