TIRANË - Ata që përpiqeshin të dobësinin Shqipërinë vetëm disa vite më parë, janë duke u përpjekur sëris përmes keqinformimit dhe propagandës për të fshehur të vërtetën nga situata e koronavirusit, thotë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë Yuri Kim.
Kryediplomatja amerikane e bën këtë koment mbi një raport të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm që radhit lajmet dezinformuese të përhapura nga shpërthimi i epidemisë që flasin se Koronavirusi është një armë biologjike pas së cilës mund të fshihen SHBA-të.
"Raporti i Shërbimit Europian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) tregon se ata që përpiqeshin të dobësonin Shqipërinë vetëm disa vite më parë, janë duke u përpjekur sërish – duke përdorur keqinformim dhe propagandë për të fshehur të vërtetën, duke hequr fajin nga vetja dhe duke u shtirur si “shpëtimtarë” të krizës që ata vetë shkaktuan. Historia ka rëndësi, faktet kanë rëndësi” thotë ambasadorja Yuri Kim.
Në mesin e lajmeve "fake" është edhe ai se koronavirusi nuk u shpërtheu në Wuhan, Kinë por se SH.B.A.-ja po fsheh origjinën e vërtetë, që sipas këtyre lajmëve janë laboratorët amerikanë në të gjithë botën.
Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar se shpërthimi dhe reagimi ndaj COVID-19 është shoqëruar me një “infodemi” masive, të cilin OBSH e përshkruan si një tepricë informacioni - disa të sakta dhe disa jo - duke e bërë të vështirë të gjesh burimet e besueshme të informacionit dhe udhëzimet e besueshme.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
31.5%
-
Të gabuar
53.8%
-
Nuk e di
14.7%
Vota total: 143
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Hetimi ndaj Erion Veliajt nxori blof ata që thonë ‘SPAK komandohet nga Soros’! Prokuroria e Posaçme pati sukses këtë vit
29 Dhjetor 2024, 20:17
-
Ambasada e SHBA tha se nuk do punonte me persona 'non grata'/ Berisha: E shkroi Yuri Kim! Pëllumbesha Spirogjoka trembet nga 5 milionshi
19 Dhjetor 2024, 13:05
-
DASH e shpalli kampion kundër korrupsionit, ish-ambasadorja Kim takon dhe uron Dumanin! Uashingtoni: Rikonfirmim i mbështetjes ndaj Shqipërisë
10 Dhjetor 2024, 16:39
-
Edison Ypi: Bar gastronomik
27 Nëntor 2024, 15:45
-
Spahiu: Suksesi i Trump në Shqipëri në mandatin e parë, ishte krijimi i SPAK dhe dekretimi ambasadores Yuri Kim
9 Nëntor 2024, 17:51
-
Kandidatura e ambasadorit të ri amerikan në Shqipëri, David Kostelancik “ngec” në senat
28 Shtator 2024, 07:56
-
‘Dosja Partizani’ Berisha merr në dorë fashikujt! Pikat ku mohon akuzat: Faturat për gjyqin e ‘non gratës’ mi pagoi dhëndri, Argita ia ktheu 1 muaj më pas
25 Shtator 2024, 13:06
-
Në 500 faqe vetëm fillimi i përgjigjes nëse SHBA-të kanë apo jo fakte ndaj korrupsionit të Berishës!
17 Shtator 2024, 09:45
-
Ardhja e Ambasadorit të ri të SHBA, Kreshnik Spahiu: Berishës e Metës do iu duket lule Yuri Kim
30 Qershor 2024, 07:51
-
Kreshnik Spahiu: Ju tregoj se si funksiononte Drejtësia në kohën e Berishës dhe pse SHBA-të e izoluan!
29 Qershor 2024, 09:15
-
Krerët e institucioneve të drejtësisë shqiptare në SHBA, zbardhen takimet
29 Mars 2024, 22:24
-
FOTO/ Yuri Kim rikthehet në Tiranë, mesazhi para se të linte postin e ambasadores së SHBA në Shqipëri: ‘Non grata-t’ duan t'i vënë zjarrin vendit
15 Shkurt 2024, 13:09
Mos te duket cudi zonja Kim se ku ka ze s eshte pa gje
Përgjigjuzonja Kim ka te drejte sepse veteme keqia e shqiperis i ka erdhur nga vendet e lindies prandaj jam plotesishishte me mendimin e zonjes ambasotore amerikes zonja juri kim me respekt zoti besnik shabani.