Ministri i Bujqësisë Andis Salla ka reaguar pas videos së publikuar nga kryedemokrati Sali Berisha, i cili pretendoi se fermerët kanë hedhur qumësht ndaj Ministrisë së Bujqësisë, por e vërteta rezulton shumë më ndryshe, pasi bëhet fjalë për fermerët e Koosvës.
Salla ka ironizuar Berishën, teksa shkruan se postimi i Berishës është përpjekje e dëshpëruar për të mashtruar opinionin publik. Ministri thekson se kush zgjedh manipulimin, tregon se i kanë mbaruar argumentet.
Postimi i Andis Salla:
Kur nuk ke çfarë t’u tregosh shqiptarëve, zgjedh të publikosh pamje që nuk janë nga Shqipëria dhe t’i paraqesësh si të ishin realiteti ynë. Kjo është një përpjekje e dëshpëruar për të mashtruar opinionin publik.
Fermerët shqiptarë nuk përdoren si dekor për propagandë politike. Ata janë njerëz që punojnë çdo ditë me djersë e sakrificë dhe meritojnë respekt. Ne jemi pranë tyre çdo ditë, me mbështetje financiare, investime, këshillim dhe politika që forcojnë bujqësinë shqiptare.
Kush zgjedh manipulimin, tregon se i kanë mbaruar argumentet. Ne zgjedhim punën, faktet dhe angazhimin e përditshëm për fermerët tanë. Sepse e vërteta nuk ndërtohet me video të huazuara, por me rezultate që shihen në terren.
Lajmi kryesor:
Berisha ‘shet’ protestën e fermerëve në Prishtinë si ngjarje në Shqipëri, por më pas fshin postimin! Balla: Turpi shenjë e pjekurisë, por jo për një mashtrues











