Fake News-i qesharak i opozitës/ ''Pajisja e përgjimit'' që iu dhurua Ramës ne fakt është vetëm një set suvenirësh

Fake News-i qesharak i opozitës/ ''Pajisja e përgjimit'' që iu dhurua Ramës ne fakt është vetëm një set suvenirësh

Pas lajmit se një ish zyrtar i FBI po hetohet në SHBA, mediat pranë opozitës kanë shfrenuar imagjinatën e tyre për të bërë zbulime “shokuese” nga dosja e akt-akuzës për të.

Kështu, portalet si Syri.net e Lapsi.al pretendojnë për një zbulim tronditës në dosje, lajmin se McGonigal i ka dhuruar kryeministrit shqiptar një pajisje përgjimi të FBI-së.

Në fakt, termi i përdorur në akt akuzë për dhuratën që McGonigal i ka bërë Ramës, ashtu si edhe një politikani tjetër Kosovar gjatë vizitave në rajon, është “FBI Paraphernalia”.

“FBI Paraphernalia” i referohet seteve të suvenirëve që në SHBA gjenden edhe në shitje online, pra gota, kapele, bluze me logon e FBI të stampuar.

Ky term, pra “paraphernalia” përdoret në traditën amerikane për të përshkruar sende apo artikuj, aksesorë personalë dhe nuk ka të bëjë aspak me pajisje përgjimi siç pretendojnë portalet e opozitës.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Bandat survejojnë Policinë, a është ky triumf i krimit ndaj shtetit?



×

Lajmi i fundit

Afera me inceneratorin e Fierit, Arben Dervishaj sërish kërkesë për GJKKO: Kam probleme shëndetësore, më zbusni masën e sigurisë

Afera me inceneratorin e Fierit, Arben Dervishaj sërish kërkesë për GJKKO: Kam probleme shëndetësore, më zbusni masën e sigurisë