Fakte që mund të mos
i dini për "qytetin e erës" Chikago-n

Fakte që mund të mos<br />i dini për ">

Chicago është qyteti i tretë më i populluar në SHBA, pas Nju Jorkut dhe Los Anxhelosit, ai është një pikë turistike me shumë kuriozitete tërheqëse, që vizitohet nga 35 milionë turistë çdo vit.
Këtu kemi disa nga të veçantat dhe kuriozitete të këtij qyteti që mbase nuk i dinit:
Chicago

1. Pikturimi me sprej u shpik në Chicago në vitin 1949.
2. Lumi Chicago është i vetmi lumë në botë që rrjedh mbrapsht.
3. Chicago është vendi ku ndodhet parku zoologjik “Linkoln”; një nga kopshtet zoologjike të pakta në botë ku mund të hysh falas.
4. Instituti i Artit të Chicagos ka koleksionin më të madh të pikturave impresioniste, duke përjashtuar muzeun e Luvrit në Paris.
5. Banka e parë botërore e gjakut në Shtetet e Bashkuara u krijua në Chicago në vitin 1937.
6. Chicago ka rrugën më të gjatë të vazhdueshme në botë që shtrihet për plot 23.5 milje.
7. Chicago organizon festivalin më të madh të ushqimit në ambientet e jashtme, i cili titullohet “Shija e Chicagos”.
8. Rreth 35 milionë vizitorë fluturojnë drejt Chicagos çdo vit.

Chicago
9. Biblioteka Publike e Chicagos është krijuar nga hiri i zjarrit të madh të Chiagos në vitin 1873.
10. Chicago është vendi i lindjes së telenovelave.
11. Selia e parë e revistës “Playboy” është hapur në Chicago. Publikimi i revistës filloi po nga ky vend në vitin 1953.
12. Zinxhiri u shpik në Chicago në vitin 1851.
13. Keku i famshëm amerikan Twinkie, u shpik në Chicago në vitin 1930.
14. Jane Addams, banore e qytetit të Chicagos, ishte gruaja e parë amerikane që fitoi çmimin “Nobel” për paqen në vitin 1931.
15. Qyteti Gotham nga filmi “Batman” është bazuar gjerësisht te Chicago.
16. Televizioni i parë me ngjyra debutoi në Chicago në vitin 1956.
17. Fshesa me korrent u shpik në Chicago në vitin 1868.
18. Pica e trashë u shpik në këtë qytet.
Chicago

19. Nga kulla Willis që gjendet në Chicago mund të duken pesë shtete: Indiana, Ilinois, Miçigani dhe Uiskonsin.
20. Debati i parë televiziv presidencial në SHBA u transmetua nga studiot e CBS-së në Chicago, më 26 shtator 1960, debat që u bë midis Xhon Kenedit dhe Riçard Niksonit.
21. Pabst Blue Ribbon birrë (PBR) u prezantua për herë të parë gjatë Ekspozitës Kolumbiane të vitit 1893, i njohur edhe si Panairi i Botës 1893, i cili u mbajt në Chicago.
22. Në vitin 1885, në Chicago u ndërtua qiellgërvishtësi i parë i cili ishte fillimisht 9-katësh.
23. Katër yjet e flamurit të Chicagos përfaqësojnë fortesën Dearborn, zjarrin e Chicagos, panairin e Chicagos dhe panairin e zhvillimit të shekullit.
24. Kafsha e parë e blerë prej kopshtit zoologjik “Linkoln” ishte një këlysh ariu, i blerë për 10 dollarë në vitin 1874.
25. Në vitin 1895, gara e parë amerikane me automobila u mbajt në Chicago.
26. Ndeshja më e gjatë e bejsbollit për Ligën Madhore u luajt në Chicago.
Chicago

27. Ndërtesa Wrigley është zyra e parë në botë që kishte ajër të kondicionuar.
28. Shpikësi nga Chicago, Martin Kuper (Cooper), shpiku celularin e parë.
29. Grupi i parë për të drejtat homoseksuale u krijua në Chicago në vitin 1924.
30. Operacioni i parë për zemrën në SHBA u krye në Chicago në vitin 1893.
31. Route historike 66 filloi në Chicago.
32. Walt Disney ka lindur në Chicago.
33. Restoranti i parë francez i McDonald's, në pronësi të Ray Kroc, u hap në periferi të Chicagos të Des Plaines në vitin 1955

Chicago

e.gj/Shqiptarja.com

/xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Mashtroi për shitjen e një dyqani në Durrës me vlerë 72 mijë euro, ekstradohet nga Greqia 64-vjeçari (EMRI)

Mashtroi për shitjen e një dyqani në Durrës me vlerë 72 mijë euro, ekstradohet nga Greqia 64-vjeçari (EMRI)