Faktet/ Berisha-Basha 7 vite kaos dhe shkatërrim para vendimeve të Brukselit, si po e përdorin Klodianin për interesa politike dhe elektorale 

Faktet/ Berisha-Basha 7 vite kaos dhe shkatërrim para vendimeve të Brukselit, si po e përdorin Klodianin për interesa politike dhe elektorale 

Mnoika Kryemadhi, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Sali Berisha

Këshilli Evropian do të mblidhet këto ditë për diskutuar edhe për datat kur do të mbahen konferencat e para ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për të nisur zyrtarisht negociatat e pranimit në Bashkimin Evropian. Lëvizja e Këshillit vjen si rrjedhojë e vendimit të 26 marsit 2020 për hapjen e negociatave me Shqipërinë si dhe miratimit të paketës së zgjerimit nga Komisionit Evropian në tetor 2020. Pikërisht para këtyre vendimeve të rëndësishme për avancimin e mëtejshëm të Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE, Tirana po shndërrohet në tym dhe flakë. Protagonistët e këtij kaosi të përsëritur janë të njëjtët: Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Ilir Meta

Dy protesta në emër të kujtimit të Klodian Rashës, i vrarë nga një polic në Laprakë, kanë degjeneruar në dhunë dhe akte shkatërrimi në disa zona në Tiranë. Protestat vijojnë edhe pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, arrestimit dhe mbylljes në burg të policit, dënimit të vrasjes nga qeveria etj. Teksa Basha po qëndron në prapaskenë, Sali Berisha dhe Ilir Meta po mbështesin dhe nxisin vijimin e vandalizmave, duke fyer kujtimin e Klodian Rashës, për interesat politike. Strategjia konsiston në dhënin e një mesazhi të qartë Këshillit Evropian. Opozita shpreson se një shtyrje e mundshme e konferencës ndërqeveritare mund t’i shtojë vota në zgjedhjet e 25 prillit.

Që nga viti 2014, Partia Demokratike është investuar sistematikisht për të krijuar turbullira, shkatërrim dhe imazhin e një vendit në kaos, në prag të vendimeve të Brukselit për avancimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE. Edhe kur u kanë munguar kauzat dhe sapo kishin dalë në opozitë, Sali Berisha dhe Lulzim Basha e kanë sajuar një arsye për të organizuar protesta para çdo vendimmarrje të Brukselit. Çuditërisht, pas vendimeve pozitive apo negativ të Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian, për statusin e vendit kandidat dhe më pas për negociatat, protestat dhe bojkotet e PD-së janë ndërprerë, për të rifilluar para vendimmarrjes tjetër të institucioneve të BE-së. 

1. Më 27 qershor 2014, 28 ministrat e Jashtëm të vendeve të BE i dhanë Shqipërisë statusin e vendit kandidat për t’u integruar në Bashkimin Evropian. Para këtij vendimi historik sa i takon rrugëtimit të vendit drejt BE-së, Partia Demokratike me krye Lulzim Bashën nisi një valë protestash, që në 20 shkurt 2014. Edhe pse kishte disa muaj që kishte humbur pushtetin, PD organizoi një valë protestash nga data 20 shkurt deri në 23 maj. Protestën e fundit PD-ja e organizoi në 23 maj, kundër drogës. Pas vendimit të Brukselit për dhënien e statusit të vendit kandidat, nuk pati më protesta. 

2. Më 9 nëntor 2016, Komisioni Evropian rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë. Në fillim të vitit 2017, Parlamenti Evropian paralajmëroi se zgjedhjet parlamentare në qershor do të ishin një test për të venduar për negociatat. Në 18 shkurt, Partia Demokratike, nisi një protestë, duke ngritur një çadër para Kryeministrisë. Përfaqësuesja e Lartë e BE Federica Mogherini, kryetari i Komisionit të Jashtëm të parlamentit evropian David McAllister dhe ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit Hoyt Brian Yee deklaruan PD po bllokonte reformat dhe se bllokimi i reformave po minonte negociatat. Protesta zgjati 3 muaj, duke u mbyllur me marrëveshjen e famshme të 17 majit 2017, falë presionit të fortë të SHBA-BE, siç edhe është pranuar publikisht nga Basha. 

3. Në qershor të vitit 2018 Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian do të shprehej sërish për çështjen e çeljes së negociatave, pas një tjetër rekomandimi pozitiv të Komisionit Evropian në prill 2018. Pikërisht në gjashtëmujorin e parë të këtij viti është organizuar numri më i madh i protestave nga Partia Demokratike, me kate dhune, zjarrvënie, bllokim rrugësh etj. Në 31 mars 2018, Partia Demokratike nxiti një manifestim të dhunshëm, këtë radhë për të kundërshtuar tarifën për kalimin në Rrugën e Kombit. Në vijim, opozita me në krye Bashën, Berishën dhe Metën, shtuan retorikën politike, duke bërë thirrje për mosbindje civile. Në fillimi të marsit, bllokuan për 2 orë akset kryesore rrugore kombëtare. Protestat me karakter kombëtar çuditërisht u ndërprerë pas vendit të Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian. 

4. Më 29 maj 2019, Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë në BE. Këshilli i Bashkimit Evropian do të vendoste 20 ditë më pas, për shtyrjen e çeljes së negociatave në tetor 2019, ndërsa vendimi përfundimtar për çeljen e negociatave u miratua në 26 mars 2020. Para propozimit të Komisionit Evropian, Partia Demokratike organizoi një valë protestash të dhunshme. Deri në datën 25 maj, pra katër ditë para rekomandimit të pozitiv të KE, Partia Demokratike dhe LSI, me në krye Lulzim Bashën, Sali Berishën, dhe Ilir Metën në prapaskenë, zhvilluan gjashtë protesta kombëtare të dhunshme, duke kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, rrëzimin e qeverisë dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe lokale bashkë. Në kuadër të këtij aksioni politik, PD-LSI dorëzuan edhe mandatet parlamentare. Çuditërisht pas vendimit të Këshilli i Bashkimit Evropian dhe zgjedhjeve lokale, PD-LSI ndërprenë protestat dhe provokimin e kaosit. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robert Bjanka Sotir Bushi: 12/12/2020 10:05

    Kto 4 figurat më pise të historis së kombit Shqiptar duhen lidhur e të tërhiqen zvar nëpër Tiran. E Shqipria e Tirana pastaj marin frym lirisht. Zoti mart hak te familjet e tyre 7 brezash. Se kta halera i kan shum borxhe Shqiptarve.

    Përgjigju
  • Jani: 12/12/2020 08:01

    Keta te kater duhen varur dhe tu merret e gjithe pasuria......

    Përgjigju
  • Nineshi: 11/12/2020 23:50

    Keto 4fytyra jane armiqte me te medhenj te Popullit Shqipetar,kush nuk e kuptonkete eshte ose budalla ose i blere

    Përgjigju
  • Lab: 11/12/2020 20:48

    Pse nuk arestohen keta 4 KRIMINELE qe te shpetoje Shqiperija dhe shqipetaret e ndershem e puntore.

    Përgjigju
  • Populli: 11/12/2020 20:43

    O gazeta mos i nxirni me me foto keta kellira, se u neveritet jeten shqiptareve. Kur sheh keta te katert,per zotin,te vete 40 dite ters jeta.

    Përgjigju
  • BABULI TA NGULI: 11/12/2020 20:14

    Kto 4 fytyrat më të poshtra të kombit Shqiptar mendojn se populli Shqiptar është budalla. Kta katër fytyrat më të uryer të kombit Shqiptar jan hajdut kriminel e jashqitje e kti kombi. Përgjigjen kta wc publike do ta marin në 25 prill.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?

Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?