Faktet/ Kompania lobuese e 
Bashës promovoi terrorizmin

Faktet/ Kompania lobuese e <br />Bashës promovoi terrorizmin<br>
Firma lobuese e punësuar nga Lulzim Basha ka lidhje të drejtpërdrejta me Rusinë dhe me disa organizata terroriste, si Al Kaeda në Jemen apo Hamas në Palestinë.

Skandali është zbuluar në vijim të një investigimi të nisur nga “BIRN”, mbi kontratat lobuese të firmosura nga PD në Uashington. Njëra nga këto kontrata, siç dëshmon edhe dokumenti i siguruar nga “Lexo.al”, është nënshkruar me “Muzin Capital Partners LCC”.

Ky dokument është pjesë e deklarimit financiar të bërë nga kompania, për llogari të autoriteteve tatimore amerikane. Në këtë ekstrakt, shihet se si Partia Demokratike e Shqipërisë ka derdhur për llogari të kësaj firme, 675 mijë dollarë amerikanë. Ekstrakti gjithashtu tregon se si janë ndarë fitimet, tek disa prej drejtuesit më të mëdhenj të kësja firme.

Këto të ardhura, në kundërshtim me ligjin, nuk janë bërë asnjëherë publike nga ana e Partisë Demokratike.

Megjithatë, skandali më i madh, nuk i përket evazionit fiskal apo shkeljes së ligjit për financimet elektorale në Shqipëri. Pak kohë, pas firmosjes së kësaj kontrate, “Muzin” nënshkroi një kontratë lobimi me qeverinë e Katarit.

Kontrata u lajmërua edhe nëpër media, siç raporton ky shkrim i një të përditshme arabe në anglisht  http://gulfnews.com/news/gulf/qatar/qatar-in-bid-to-boost-ties-with-israel-us-1.2086394

Skandali në këtë kontratë qëndron tek fakti që Katari, aktualisht është vendosur nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, disa vende europiane dhe disa shtete të Gjirit Persik, përfshi Arabinë Saudite dhe Izraelin, për lidhjet e drejtpërdrejta që familja mbretërore ka me disa organizate terroriste.

Katari është një prej financuesve kryesore të rebelëve huthi në Jemen, të cilët kanë rrëzuar qeverinë e ligjshme, duke provokuar një ndërhyrje të armatosur nga Mbretëria e Arabisë Saudite.

Gjithashtu, Katari ka mbështetur rritjen e Al Kaedës në Jemen dhe gjithashtu organizatën terroriste të Hamasit në Palestinë, çka ka bërë që marrëdhëniet midis Katarit dhe Izraelit të jenë tepër të tensionuara.

SHBA, një aleate e ngushtë e Izraelit, por edhe e Arabisë Saudite, ka bllokuar çdo transaksion financiar me Katarin, duke kërcënuar këtë shtet me bllokadë të plotë, përmes vendosjes në listën e vendeve që sponsorizojnë terrorizmin nëse nuk ndalon aktivitetin e financimit të këtyre organizatave.

Megjithatë, kjo nuk e ndaloi “Muzin Capital” që të firmosë një kontratë me sheikun e Katarit, në të njëjtën kohë kur, Katari firmosi me Rusinë një marrëveshje disa miliardëshe për blerjen e armëve ruse. Marrëveshja u raportua më parë gjatë muajit tetor nga agjensia ndërkombëtare e lajmeve, “Reuters”. https://www.reuters.com/article/us-russia-qatar-military/qatar-russia-sign-agreements-on-air-defense-supplies-idUSKBN1CV11E

Sipas mediave ndërkombëtare, dyshohet se “Muzin” ka luajtur një rol thelbësor, në ndërmjetësimin e kësaj marrëveshjeve, falë lidhjeve të saj në Kremlin. / Marrë nga LEXO.AL

Muzin Capital Partners LCC

Dokumenti

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes