Faktet përgënjeshtruan PD-në, Gruda Duma vijon akuzat: Po intimidohet Manjola Cakoni, prokuroria të hetoj

Faktet përgënjeshtruan PD-në, Gruda Duma vijon akuzat: Po intimidohet Manjola Cakoni, prokuroria të hetoj

Edhe pse qeveria publikoi fakte se si është ndihmuar në mënyrë financiare familja Cakoni, që nga tërmeti tragjik të 26 nëntorit humbi kryefamiljarin dhe një nga fëmijët, ish deputetja e PD-së Grida Duma vijon akzuat dhe duket ende e pabindur nga këto fakte duke i cilësuar si indimidime të Manjola Cakonit dhe propagandë të qeverisë.

Duma, me anë të një postimi në 'Facebook' shprehet se realitetin e hidhur nuk mundet aspak që ta zhbëjë propagandën e qeverisë dhe se prokuroria duhet të hetojë për këtë rast.

"E vërteta e dhimbshme e familjes Cakoni e treguar nga Manjola, është fakti  i vetëm i një historie, që nuk mund të fshihet nga asnjë formë e propagandës. Edi Rama edhe sot ka vijuar të frikësojë dhe intimidojë Manjolën. Është koha që prokuroria të nisë hetimet ndaj kryeministrit për shantazh dhe frikësim ndaj një zonje, që ka kërkuar publikisht vetëm të drejtën e saj", shkruan Duma.


Lajmi kryesor:

Faktet përgënjeshtrojnë denoncimin e PD-së për familjen Cakoni/ Rama: Hiena që hanë mishin e njeriut në nevojë dhe të traumatizuar


I.K/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat