Fakulteti i Ekonomisë dhe Kastrati Group nisin Bashkëpunimin për të Fuqizuar Studentët Ekselentë

Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës dhe Kastrati Group kanë zyrtarizuar një partneritet të rëndësishëm nëpërmjet një memorandumi bashkëpunimi që fuqizon lidhjen mes studentëve dhe biznesit.

Ky bashkëpunim synon të garantojë mbështetjen për studentët e shkëlqyer, që të gjejnë hapësira në kompanitë e Kastrati Group për të marrë përvoja pune si edhe të përfshihen në projekte të ndyshme që do u shtojnë vlerë praktike studimeve të tyre.

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule, e vlerësoi marrëveshjen si një shembull pozitiv të bashkëpunimit mes botës akademike dhe biznesit në favor të talenteve të reja: "Fakulteti e nënshkruan këtë marrëveshje në shërbim të studentëve. Ata do të kenë mundësi të kryejnë praktikë në kompanitë e Kastrati Group dhe të mentorohen nga eskpertë të biznesit. Kam besimin që kjo marrëveshje do të jetë një bashkëpunim i sukseshëm dhe me ndikim pozitiv për të dyja palët” u shpreh Z. Kule.

Për nënshkrimin e kësaj marrëveshje, ishin të pranishëm pedagogë dhe studentë të Fakultetit të Ekonomisë si edhe përfaqësues të Kastrati Group.

Znj. Ornela Bego, Drejtore e Marketingut dhe Komunimit në Kastrati Group, theksoi ndikimin pozitiv që do të ketë kjo marrëveshje jo vetëm në praktikat mësimore, por edhe më gjerë. "Kjo përvojë në fushën e biznesit do t'u sjellë studentëve njohuri të vlefshme dhe përvoja praktike. Jemi të dedikuar që të mbështesim jo vetëm pikat e kësaj marrëveshje, por të jemi përkrah ideve inovative që secili nga studentët ekselentë apo profesorët e këtij fakulteti do të paraqesin. Për ne, edukimi është një nga shtyllat kryesore të përgjegjshmërisë sociale dhe si e tillë, merr një rëndësi të veçantë, aq më tepër me Fakultetin e Ekonomisë që është shtylla e arsimit të lartë në Shqipëri.”

Gjithashtu, marrëveshja lehtëson vizitat edukative në kompanitë kryesore të Kastrati Group, duke përfshirë Tirana International Airport, Uji Selita, MBM Port, Albsig, Kastrati Construction, Auto-Star Albania, etj.  Një element i rëndësishëm i këtij bashkëpunimi është edhe ofrimi i leksioneve të hapura nga drejtues të Grupit Kastrati, duke u ofruar studentëve njohuri unike në fushën e biznesit.

Në secilën industri ku operon, Kastrati Group është duke njohur suksese të reja vit pas viti dhe kjo edhe falë dedikimit dhe përkushtimit të një stafi prej më shumë se 4000 punonjësish. Duke konsideruar burimet njerëzore si asetin më të çmuar, rekrutimi i talenteve të reja mbetet në fokus të Kastrati Group.

S.G//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Paqe në Leipzig, Holanda dhe Franca barazojnë 0-0! Polonia jashtë Europianit

Euro 2024/ Paqe në Leipzig, Holanda dhe Franca barazojnë 0-0! Polonia jashtë Europianit