Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq Anila Haxhiun, noteren e akuzuar për falsifikim dokumentesh.
Hetimet zbuluan se për 9 vite (2011-2020), Haxhiu kishte hartuar e lëshuar akte noteriale, përfshirë edhe kontrata automjetesh, duke përdorur emrat e noterëve të tjerë, pa qenë këta të fundit autorë të akteve përkatëse. Në disa raste, është përdorur edhe emri i një notereje në Tiranë.
Gjithashtu, Haxhiu ka hartuar akte noteriale pa praninë e palëve.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë










Komente
Komento