TIRANE- Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me 9 muaj burg të Qemal Mullës, njeriut që akuzohet për falsifikimin e hartës topografike, e cila tregonte plan-vendosjen e 275 hektarëve tokë në zonën e Hamallajt. Pikërisht për këtë sipërfaqe toke pretendon pronësinë dhe familja Shallvari, ku trashëgimtar i së cilës ishte dhe ish-gjyqtari i Vlorës Skerdilajd Konomi, i ekzekutuar në qendër të Vlorës me tritol tre vite më parë. Qemal Mulla, është paditur në prokurorinë e Durrësit nga trashëgimtarët e familjes së Miltjadh Shallvarit, që ka qenë pronari i tokave, konkretisht familjet Mima, Veveçka dhe Konomi.
Pas vrasjes së Skerdilajd Konomit, ky kallëzim i ka kaluar prokurorisë së Tiranës, e cila pas disa muaj hetime ka arritur në konkluzionin se personi që kishte kryer falsifikimin e dokumentave ishte shtetasi Qemal Mulla, që përfaqëson interesat e familjes së Azmi Toptanit. Nisur nga këto kushte prokuroria ka dërguar në gjykatë dosjen dhe pas 43 seancash gjyqësore i ka kërkuar gjykatës së Tiranës të dënojë me 9 muaj burg të pandehurin Qemal Mulla.
Sipas dosjes penale, trashëgimtarët e familjes Shallvari kishin mësuar këtë falsifikim, në momentin që trashëgimtarë të familjes së Azmi Toptanit, konkretisht përfaqësuesi i tyre i pandehuri Qemal Mulla kishte dorëzuar këto dokumente pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Tiranë, duke kërkuar që të njiheshin si trashëgimtar të sipërfaqes prej 250 hektar tokë. Sipërfaqe kjo, që sipas kallëzuesve, i takonte trashëgimtarëve të familjes Shallvari, konkretisht familjeve Veveçka, Mima dhe Konomi. Pjesë e kësaj familje të fundit ishte edhe gjyqtari i vrarë me një atentat me bombë në qendër të Vlorës, Skerdilajd Konomi.
Gjatë hetimeve të kryera, ka rezultuar se i pandehuri Mulla, ka dorëzuar në Arkivën Qendror të Shtetit një raport të lëshuar nga Ministria e Ekonomisë së vitit 1944 dhe një fragment harte, po të asaj kohe. Këto dokumente, rezultojnë të jenë mbajtur me rapitograf, ndërkohë që ky mjet shkrimi ka hyrë në qarkullim dhe ka gjetur përdorim pas viteve 1990. Sipas prokurorisë të gjitha dokumentet arkivore të përpiluara me shkrim dore, të vitit 1944 e më parë, mbaheshin vetëm me penë dhe bojë.
Shkrimi u publikua sot (28.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com