Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Formulari”, duke arrestuar dy shtetas, proceduar penalisht një tjetër dhe shpallur në kërkim një 26-vjeçare.
Burime për Report Tv, bëjnë me dije se Igli Katroshi, 51 vjeç dhe Albion Goxhaj, 32 vjeç, të dy banues në Tiranë janë vënë në pranga, ndërkohë që është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi D.F, 40 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasja O. D., 26 vjeçe.
Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin vulat dhe firmat e personelit mjekësor duke plotësuar fiktivisht formularët që plotësohen për aplikimin ose rinovimin e lejeve të drejtimit. Albion Goxhaj, Igli Katroshi dhe 40 vjeçari D.F. dhe 26 vjeçarja O. D., kishin krijuar një skemë për mashtrimin e qytetarëve për formularët që duhen për marrjen dhe rinovimin e patentave. Burimet bëjnë me dije se personat e arrestuar ishin ndërlidhës mes drejtuesve të mjeteve dhe disa personave të tjerë që ofronin formularët e falsifikuar, kryesisht për raportet mjeko-ligjore që duhen si dokumentacion për marrjen e patentave.
Qytetarët që binin pre e kësaj skeme nuk kishin idenë se dokumentet ishin të falsifikuara. Përmes kësaj skeme, personat e përfshirë premtonin sigurimin e dokumenteve, të cilat i falsifikonin në shumë pak kohë, duke shmangur radhët për marrjen e tyre pranë institucioneve që e kanë përgjegjësi për dhënien e tyre. Në këtë mënyrë ata u premtonin qytetarëve, kundrejt një pagese, sigurimin e formularëve. Burimet bëjnë me dije se ka dyshime të përfshirjes edhe të punonjësve të Drejtorisë së Transporteve.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar formularë të falsifikuar, kuponë jo tatimor të prerë fiktivisht, mandate arkëtimi të falsifikuar dhe aparate celularë.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.
M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.9%
-
Jo
53%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 2167
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
GJKKO dënon me 2 vite dhe 8 muaj burg Vangjush Dakon, ish-kryebashkiaku i Durrësit mungoi në seancë! Pezullohet dënimi për 3 të tjerët (VENDIMI)
25 Nëntor, 16:44
-
Ministria e Drejtësisë certifikon 97 studentë të Klinikave të Ligjit, Manja: Qëllim rritja e aksesit në drejtësi dhe përgatitja e një brezi profesionistësh
25 Nëntor, 16:44
-
Kopshti i ri në Njësinë 10, Veliaj: Do buxhetojmë sërish për çerdhe dhe kopshte të reja! Revolucion edhe për ushqimin falas të nxënësve nëpër shkolla
25 Nëntor, 15:40
-
U ekzekutua në atentat, ja si ka përfunduar makina luksoze e Klaudio Prendit! Vrasësit shenjëstruan xhamin e shoferit të ‘Mercedes G Class’
25 Nëntor, 15:38
-
Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit
25 Nëntor, 11:41
-
Pesë net ‘roje’ për të vrarë ndërtuesin! Polici u fsheh në shkallët e një hoteli, refuzon të japë deklarime! I vëllai mohon të ketë lidhje me ekzekutimin e Eduart Reçit, pamjet zbuluan vrasësit
25 Nëntor, 09:17
-
VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër
24 Nëntor, 22:19
-
Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë
24 Nëntor, 21:52
-
Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve
24 Nëntor, 18:48
-
Zbardhet vrasja e Eduart Reçit! Hetimet: Polici i komisariatit nr 2 në Tiranë ekzekutoi ndërtuesin, arrestohet dhe i vëllai! Motivi? Konflikte pronësie
24 Nëntor, 15:07
-
'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: Djali tjetër ka pasur thikë më të vogël
24 Nëntor, 12:44
-
Vrasja e 14 vjeçarit, Flutura Açka: U harrua thelbi i familjes po endet drejt spektaklit! Urgjente hapja e shkollës së riedukimit
24 Nëntor, 12:22