'Famën e ke marrë nga Nora', Robert Berisha: Ajo ishte 5- vjeç kur unë dola në skenë

'Famën e ke marrë nga Nora', Robert Berisha: Ajo ishte 5- vjeç kur unë dola në skenë

Këngëtari Robert Berisha dhe Nora Istrefi

Këngëtari Robert Berisha ka komentuar edhe një herë deklaratat e bëra nga publiku se e ka marrë famën prej ish-bashkëshortes së tij, Nora Istrefit.

Teksa ishte i ftuar në podcast-in “Dheze mikrofonin” me Bini Diez, artisti pranon se Nora e ka ndihmuar të promovohet në Shqipëri, por emri i tij nuk ishte i panjohur në Kosovë.

“Unë në ’92, ’93 kur kam dalë në skenë, kur kam dalë në xhirimet e vitit të ri ska pasur as Youtube, as rrjete sociale, asgjë. Jo po ti e ke famën prej Norës. Nora ka qenë 5- vjeçe kur kam dalë unë në skenë, ama që ma ka dhënë një të shtyrë, po, sidomos në Shqipëri”, tha ai. 

Roberti shtoi edhe emra të tjerë që njiheshin në Shqipëri si Gili, Edona Llalloshi, Adelina Ismaili e të tjerë që kanë punuar për të depërtuar në treg ndërkohë që të tjerë, pavarësisht talentit, nuk mundën.

Për përphapjen e famës së tij në tregun shqiptar, ai sërish ia atribuon meritat Norës.

“Mua për në Shqipëri më ka dhënë një të shtyrë aq të mirë, e falenderoj përjetësisht”, tha ai.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025