Lidhja e futbollistit Mario Balotelli me të fejuarën e tij Fanny Negusha ka marrë fund prej disa muajsh.

Ish e fejuara e tij ka folur për “TuttoSport” duke treguar të vërtetën e ndarjes së tyre.

Fanny është ndër femrat më të lakmuara në kopertinat e revistave si modele dhe këtë fakt Mario nuk e pëlqente.

fanny negusha

Futbollisti ishte fanatik dhe nuk donte që Fanny të vazhdonte karrierën e saj si modele duke e ndaluar që të punonte.

Fanny shprehet se është ndarë me të pas përpjekjeve për ta bindur, por s’ka mundur pasi ai është shumë kokëfortë.

Ajo ka folur për karakterin e Marios të cilin e ka përshkruar si tip të mbyllur, por të ëmbël.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)