Fansi i fiksuar zbulon vendodhjen përmes syve të artistes dhe e keqtrajton

Fansi i fiksuar zbulon vendodhjen përmes syve të artistes dhe e keqtrajton

Foto ilustruese

Kërcënimi nëpërmjet internetit është një ndër problemet sociale botërore në ditët e sotme.

Një burrë japonez i akuzuar për kërcënim dhe sulm seksual ndaj një këngëtareje, pasi u arrestua tha se e zbuloi atë përmes reflektimit të syve të e saj në një foto që ajo kishte postuar në internet.

Sipas BBC, Hibiki Sato e priti në stacion dhe  e ndoqi atë në shtëpinë e saj, ku  e ka keqtrajtuar.

Sipas policisë ai ishte fans i madh i artistes, zmadhoi foton dhe duke përdorur  “Google Street View” për të identifikuar stacionin.

Ai gjithashtu kishte studiuar videot që ajo bënte në apartamentin e saj, duke shikuar detaje të tilla si vendosja e perdeve dhe drejtimi i dritës natyrore që vinte përmes dritares për të provuar të përcaktonte saktësisht se në cilin kat jetonte.

 Imazhet me rezolucion të lartë lejojnë identifikimin e detajeve dhe kjo rrit më shumë shanset për të përcaktuar vendndoddhjen.

Ky rast ka nxitur pikëpyetje të mëdha për rrezikun që shkaktojnë mediat  sociale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kuvendi do miratojë Buxhetin 2025/ Nga sot dy ditë seancë maratonë, PD ka paralajmëruar protestë nesër kur pritet të jetë votimi

Kuvendi do miratojë Buxhetin 2025/ Nga sot dy ditë seancë maratonë, PD ka paralajmëruar protestë nesër kur pritet të jetë votimi