Fansi shpëton nga kanceri kampionin
olimpik, vëren sëmundjen nga Tv

Fansi shpëton nga kanceri kampionin<br />olimpik, vëren sëmundjen nga Tv
Kampioni olimpik Mack Horton ka falenderuar një fans anonim i cili i shpëtoi jetën duke e njoftuar se në gjoksin e tij kishte një shenjë jo normale.
 
Adhuruesi pa notarin në televizion dhe ishte i bindur se nishani i madh dhe i errët nuk ishte diçka normale.
 
Horton i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe ka hequr masën tumorale.
 
Fansi ka dërguar një email skuadrës së doktorëve të notarit dhe falë tij sëmundja është kapur në kohë.
 
Sipas mjekëve melanoma është një nga format më vdekjeprurëse të kancerit të lëkurës dhe nëse nuk trajtohet mund të shpërndahet në pjesë të tjera të trupit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital