Faqja anonime në Instagram
kërcënon VIP-at shqiptarë 

Faqja anonime në Instagram<br />kërcënon VIP-at shqiptarë 
Rreth një javë më parë familjes së madhe dhe të shndritshme të Instagramit, iu bashkua edhe një faqe tjetër…jo edhe aq e shndritshme. Faqja që drejtohet nga një ose disa persona anonim, ka si synim të demaskojë personazhet publike që kanë kryer disa operacione plastike dhe nuk e pranojnë hapur diçka të tillë.

Ata kanë postuar fotografi ku personazhet e ndryshme shfaqen njëherë para dhe njëherë tjetër pas ndërhyrjeve estetike. Administratori i faqes duket se ka njohuri shumë të mira rreth ndërhyrjeve estetike, ndërsa ka specifikuar çdo ndërhyrje apo përdorim photoshop-i që mund të kenë bërë.

“Më mirë një gënjeshtër e bukur sesa një realitet i hidhur. Jemi faqe serioze , flasim vetëm me fakte!” kanë shkruar në përshkrimin e llogarisë. Faqja mund të jetë hapur pa pritur një sukses të tillë, por brenda vetëm pak ditëve është përhapur duke siguruar rreth 6,000 pëlqime.

Ndërkaq shumë VIP-a janë ndjerë të kërcënuar duke i kërkuar në mesazhe private që t’i fshijnë fotografitë, ose i kanë bërë ‘block’. Reagimet me komente kanë qenë të pafundme dhe njerëzit duket se ndihen mirë që figurat kaq perfekte të ekranit, në të vërtetë nuk kanë qenë edhe aq perfekte.
 FOTO

Vildane Zeneli

Lori Hoxha

Jonida Maliqi

 FOTO të tjera

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

42/5
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Shpërthen skuteri elektrik, përfshihet nga flakët një lokal

Kosovë/ Shpërthen skuteri elektrik, përfshihet nga flakët një lokal