Farmacistja Besmira Shpendi: Ja këshillat për nënat e reja dhe të rriturit për të trajtuar lëkurën dhe shmangur ekzemat

E ftuar në emisioninin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte farmacistja Besmira Shpendi për të dhënë disa këshilla praktike shëndeti.

“Në këtë periudhë, vec gjendjeve gripale, kemi trajtuar probleme të lëkurës, ku kemi hasur tharjet ekstreme të lëkurës, ekzemat tek të rriturit gjithashtu dhe tek fëmijët” e nis kështu bisedën në studio specialistja, duke shtuar se njerëzit kanë ardhur më shpesh në farmaci dhe për tharjet e duarve, psoriazis apo dermatitet që aktualisht kanë stinën ku acarohen më tepër.

”Mungesa e vitaminës D3, pra e diellit të fortë, sigurisht që ka të bëjë, pasi nuk jemi si në pranverë apo në verë ku psoriazis përmirësohet, ndryshe nga tani që përkeqësohet” tha Besmira.
Kërkesat më të shpeshta kohët e fundit  për ndihmë janë për duart e thata, të cilat kanë nevojë të trajtim pasi thahen, cahen, gjakosen dhe kanë nevojë për trajtim. Por cili është kujdesi që duhet të tregojmë për duart sipas farmacistes? E para janë përdorimi i pakët i detergjentëve, pasi  nëse përdoren duhet të jenë të butë për të mos dëmtuar lëkurën e dorës edhe pse femrat e kanë të pamundur që t’i shmangen detergjentëve.

”Duhet të përdoren detergjentë vajor që t’i mbajnë duart e buta” u shpreh Besmira, pa harruar të përdoret kremi emolient apo kremëra pa përmbajtje kortizonike apo medikamente.Lëkurat e thata kanë nevojë për shumë hidratim, ndërsa duhen përdorur kremëra me bazë ujore që të kemi një hidratim të efektshëm.

”Trajtimi duhet bërë kur kemi carje lëkure, kur kemi zona të ngritura, ose morth duarsh” shtoi ajo, duke shtuar se morthi përkufizohet si mosqarkullimi i gjakut në mënyrën e duhur, duke krijuar enjtje, nxirrje apo kruarje"

Një tjetër problem është dhe skuqja e lëkurës së fëmijëve të vegjel me pelena, por sipas farmacistet kjo mund të ndodhë në cdo stinë dhe ka motive të ndryshme që lidhem me qumështin, intolerancën apo pampersin.

”Ekzemat tek bebet kanë disa shkaktar, si faktori gjenetik, nivelet e larta të histaminës në trup, si dhe rekomandohet vitamina D3 shtesë, deri në tre vjecarin e parë të foshnjes” tha farmacistja në studio, duke shtuar se një ndikim të rëndësishëm kanë dhe ushqimet që konsumon fëmija, nga niveli i histaminave të larta që mund të krijojnë prishje eikulibrash.Por cfarë këshillat dha farmacistja për të gjithë? E para, larja gjithmonë e pjesëve të trupit me produkte vajore vecanërisht tek bebat, e dyta është përdorimi i kremit hidratues, suplementi i vitaminës D3.

Ndërsa për tek të rriturit Desmira tha: “Kam vënë re se tek të rriturit dermatitet janë të lokalizuar në pjesën e fytyrës dhe në skalp”.Ndërsa këshilla për nënat e reja ishte që të shmangin përdorimin e kremërave kortizonikë dhe të përdorin kremëra sa më të buta, si dhe të kenë kujdës shumë me ushqimin.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion