Fasha e 700 kWv, Koti në Report Tv: Penalizuese, tregon hapur keqmenaxhimin e energjisë! Amnistia fiskale pozitive, por duhet transparencë, të hetohet çdo rast

Deputetja e PD, Sorina Koti tha se plani i qeverisë për pagimin më shtrenjtë të energjisë nga familjet që konsumojknë më shumë se 700 kWv është penalizues dhe se tregon hapur keqmenaxhimin e burimeve.

Duke folur në studion e Report Tv, ajo tha se kjo ide përveç se do të detyrojë familjet të ulin konsumin do të “godasë” edhe bizneset, gjë që do të ishte fatale për ekonominë e vendit.

“Është penalizuese, tregon keqmenaxhimin e burimeve. Ti detyron konsumatorin të ulë konsumin, por në të njëjtën kohë ul edhe atë të biznesit. Do të rrisë çmimin e shportës ky vendim. Ahmetaj nuk i ka të dhënat e sakta për atë 5%. Gati 40% e popullsinë është në nivelin e mbijetesës.  Qeveria po detyron që edhe atë pak konsum që ka me investimet e veta, kjo do të sillte rritje të inflacionit. Për fat të keq po dalim nga dy vite shumë të vështira.”, tha ajo.

Partia Demokratike ka dërguar në Kuvend një kërkesë për ngritjen e një komisioni parlamentar për çështjet e Energjisë dhe Aksionit për Klimën. Koti e ftuar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj tha se kjo është nismë me të cilën PD shpreson të nxisë sadopak qeverinë të marrë masa konkrete.

“Kjo është një nismë që është ngritur nga presioni i madh i tregut, shoqërisë civile, dhe konsumatorit. Ne mendojmë se ndoshta do të jetë një nxitje më e madhe për qeverinë për të marrë masa konkretet.”, u shpreh ajo.

Sipas saj Shqipëria ka shumë burime alternative, por keqmenaxhohen nga qeveria dhe shpërdorohen.

“Kemi burime alternative të ndryshme. Me një mirëmenaxhim të burimeve natyrore dhe nëntokësore mund të menaxhojë prodhomini e energjisë. Projektet që diskutojë Berisha, janë diskutuar shumë kohë më parë. Janë projekte pilot, ato janë të dokumentuara, pasi Berisha kur ka qenë në qeveri e ka nisur, por qeveria Rama nuk e vazhdoi.  Kemi pasur një situatë hibride mjaft të mirë, por është keqmenaxhuar gjatë verës. PD e ka denoncuar me kohë këtë krizë, por sot jemi përpara një fakt të kryer. Kemi një zbrazje të liqenit të Fierzës, në këto raste na duhet energjia alternative. Komisioni i Ekonomisë dhe ai i Energjisë që do të ngrihet, që ekspertët më të mirë të energjisë do të dinë të japin zgjidhje konkrete.”, tha ai.

Koti foli edhe lidhur me amnistinë fiskale, ku theksoi se është pro, por procesi ka nevojë për transparencë, në mënyrë që mos të futen në vend paratë e “pista”. Sipas saj duhet patjetër të bëhet një hetim paraprak.

“Në parim kam qenë pro, pasi këto rrisin konsumin brenda vendit tonë. Duket sikur është një falje, por unë do të doja që ministria e ekonomisë të bënte transparencë për mënyrën, pasi mund të kemi para nga krimi i organizuar, droga, korrupsioni. Duam detajet ligjore nga ministria si dhe amnistia fiskale të ndodhte për emigrantët që punojnë ndershëm, por që në një mënyrë apo një tjetër nuk mund t’i fusin në Shqipëri. Do ishte mirë të bëhej një hetim paraprak. Nuk është risi për Shqipërinë, është bërë edhe në vende të tjera të BE.”, tha ajo.

J.GJ./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?