Faskaj: Informacionin për bazën s'e
kishte askush, u zbulua gjatë hetimit

Faskaj: Informacionin për bazën s'e<br />kishte askush, u zbulua gjatë hetimit
TIRANË - Informacionin për bazën dhe laboratorin e kokainës, nuk e kishte askush, por u zbulua gjatë hetimit të policisë. Kështu ka deklaruar kreu i Drejtorisë Kundër Narkotikëve e Trafiqeve, Idajet Faskaj i ftuar në A1 Report.
 
Faskaj bëri me dije se nga Gjermania kishte ardhur thjesht një sinjalizim për një grup trafikantësh ku ishin të përfshirë edhe shqiptarë, por zbulimi i laboratorit ka ardhur falë hetimeve të policisë shqiptare. "Ky është një hetim që nuk mbyllet këtu. Do të shtrihet më tej. Gjatë një hetimi pavarësht nga hetimet e para mund të na çojë edhe në arrestime të tjera."- theksoi ndër të tjera Faskaj.
 
“Ruajtja me persona të armatosur na ngriti dyshimet për bazën. Pozicioni i laboratorit nuk krijonte lehtësira për vëzhgimin nga ana e policisë.”- tha Faskaj ndërsa shtoi se  Nuk lëmë mënjanë prokurorinë, kemi gjetur mirëkuptimin  e prokurorëve për të kryer veprimet.

“Informacioni u mor para pak kohësh, është vlerësuar me seriozitet dhe në bashkëpunim jemi vënë në veprim Policia e Shtetit është pjesë e organizatave ndërkombëtare të hetimit si Europoli. Dhe jemi gjithë kohës në shkëmbim indo. Nuk ka rëndësi nga vjen informacioni, por rëndësi ka serioziteti që i jepet.” – tha Faskaj duke u përgjiur pyetjes për akuzat e PD-së se operacioni u finalizua me sukses si vetëm falë parnerëve ndërkombëtarë.

Faskaj: Ermal Hoxha i përfshirë në grupin kriminal po aq sa të tjerët
Lidhu me deklaratat e familjes Hoxha se arrestimi i djalit të tyre, Ermal Hoxha si një nga organizatorët e trafikut të kokainës, Idajet Faskaj theksoi se ai është i përfshirë në grupin kriminal po aq sa të arrestuarit e tjerë.  
 
“Në një hetim policia nuk niset nga origjina dhe prej ardhja. Shikojmë se sa i përfshirë është. Për mua  nuk ka rëndësi kush është dhe çfarë përfaqëson ai. Ermal Hoxha është i përfshirë në grupin kriminal po aq sa të tjerët.”- tha Faskaj në studion e A1 Report.

Ai gjithashtu komentoi edhe lirimin e dy prej të arrestuarve, Fatmir Hoxha dhe Egest Dankësit, duke shtuar se lirimi i tyre është bërë bazuar në provat e mbledhura deri tani."Të gjitha provat i janë përcjellë Gjykatës, lirimi i tyre ka ardhur si rezultat i atyre provave." - tha Faskaj.

Faskaj: Lënda për shpërbërjen e kokaninës, hynte në Shqipëri për tretjen e lëkurave
Faskaj ka dhënë edhe detaje se si ka mundur të kalojë në Shqipëri lënda që shërben për shpërbërjen e kokainës duke e shndërruar në Kokainë të pastër. Sipas tij kjo lëndë ka hyrë në Shqipëri sikur do të përdorej për tretjen e lëkurave.
 
Ndërsa thekson se po hetohet se si ka ardhur dhe cilët janë ata që kanë kaluar këtë lëndë, Faskaj thekson se kokaina e përftuar mund të ishte për përdorim të brendshëm, por edhe për në tregun gjerman duke parë bashkëpunimin e të përfshirëve në këtë trafik.
 
Lënda e përdorur për shpërbërjen e kokainës, mendohej se kalohej në Shqipëri, sikur do të përdorej për tretjen e lëkurave. Po hetohet se si ka ardhur.  Mund të përdorej për tregun vendas, por mund të shitej edhe në Gjermani lidhjet trafikantëve.

“Kolumbianët kanë hyrë në mënyrë legale. Nuk kam asnjë informacion për arsyet e deklaruara të vizitës ka një strukturë të veçantë për këtë.”- tha Faskaj duke folur për dy shtetasit e huaj të përfshirë në këtë operacion.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar