Fasonët të prekur nga rënia e euros, eksperti: Shtetit të ndërhyjë, deri në qershor do të kemi 25 mijë vende pune të humbura

Nga data 4 janar e deri më sot 1200 punonjës në fasoneri janë larguar nga puna për shkak të krizës financiare nga rënia e euros në kursin e këmbimeve dhe eksporteve. Por ajo që pritet për këtë sektor do të jetë edhe më fatale.

Kreu i shoqatës ‘Pro Eksport Albania’, Edvin Prençe, në një intervistë për Report Tv për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, tha se me këto shifra deri në muajin qershor do të ketë 20-25 mijë vende pune të humbura.

‘Mungesa e theksuar që bizneset kanë në likuiditet. Kjo problematike ka filluar të japë frytet e saj të cilat në shumicën e rasteve ndodhin në zonat rurale dhe të thella, këto njerëz përtej humbjes së vendit të punës do të kenë edhe një impakt sociale. Që nga fillimi i aktivitetit ekonomike kanë humbur vendin e punës 1200 persona.

Muaji janar shkurt do të jenë të frikshëm, nëse nuk do të ketë një reflektim dhe për të ndalur këtë pandemi ekonomike mendoj se deri në muajin qershor do të jemi 20- 25 mijë vende pune të humbura. Dhe e përsëris ky sektor ka 75 mijë të punësuar. Kemi qenë si një sektor i paragjykuar.  Do ta kuptojnë shumë mirë institucionet përgjegjëse dhe ky dëm është edhe nga mos reagimi i institucioneve.’- tha Prençe.

Kriza e lartë financiare sipas “Pro Eksport Albania” ka prekur rreth 75 mijë punonjës në të gjithë vendin.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niku: 13/01/2024 14:01

    Ca biznesesh jane keto qe kerkojne ndihme nga shteti!? A jemi ne kapitalizem. Punonjesin mund ta ndihmoje shteti por jo biznesin.

    Përgjigju
  • Logos: 12/01/2024 13:31

    Biznesi qan hallin e punonjesit qe do ngelet pa pune. Biznesi i kerkon qeverise qe te nderhyje dhe qe biznesi te ruaje perfitimet e tij. Po punetori cfare perfiton nga nderhyrja e shtetit ??? Kur ishte Euro e forte kundrejt Lekut, biznesi fason ofronte page minimale kurse perfitimet e tij ishin faraonike. Le te ule pretendimet ose te mbylle biznesin a te shpalle falimentimin siç ben shumica ne tregun e lire. Keta 75 mije punetore do e gjejne mundesine e mjeruar per t'u paguar gjetiu me page minimale, sidomos tani qe ka kaq shume nevoje per krah pune.

    Përgjigju
    • mond: 12/01/2024 17:41

      Jo të mos e mbyllë biznwsin, fitimet që ka pasur kur paguante me 5 mij lek në ditë ti investojë dhe të prodhojë mall për tregun, ti shesë dhe export nqs mundet dhe të vazhdojë. Cili biznes nuk do ndihmë nga shteti? Koha e fasonit me cmime e paga qesharake mbaroi, kuptojeni. Dilni në treg me mallin tuaj dhe çani kaq e thjeshte eshte.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë