Fati i PD në Apel, Shehu në Report Tv: PD e përcaktojnë njerëzit dhe jo letrat e gjykatës! Negociata për presidentin? Rama po luan komedi

Ditën e sotme është hedhur shorti për caktimin e gjyqtarëve, që do të shqyrtojnë kërkesën e Ivi Kasos, ku i kërkon gjykatës që mos të pranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt si palë, për vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili njohu Rithemelimin si PD-së zyrtare. Lidhur me këtë zhvillim të fundit, deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu deklaroi në Report Tv se PD nuk e bëjnë letrat e gjykatës, por njerëzit.

Sipas tij gjykata është e komanduar, ndërsa shtoi se komunikata e sotme i kujtoi një komunikatë politike, e cila nuk ka asnjë pikë të përbahskët me drejtësinë.

“Skandal i vërtet! Është gjykatë e komanduar! Kjo është një ngjarje e turpshme. Nuk ka dëgjuar asnjëherë një gjykatë të dal në komunikata shtypi. Është vendim antiligjor, por edhe komunikata më kujton komunikata politike, që s’duhet të kenë asgjë të përbashkët me drejtësinë. Kjo tregon sesi po shkatërrohet drejtësia shqiptare. Gjykatësit nuk duhet të bëhen preh e kësaj loje politike.  

Kemi dorën e gjatë të Ramës, që do të caktojë edhe kryetarin e PD dhe të gjitha. PD së përcakton dot Rama, nuk mund ta bëjë dhe ta zhbëjë me një manipulim gjykata. Nuk ndihem i shqetësuar sepse ne gjejmë mbështetjen e demokratëve. PD nuk janë copat e letrave që jep gjykata. Nuk influencohen politikat nga gjykata.”, tha ai.

I ftuar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj, deputeti tha se gara për kreun e PD do të jetë gjithëpërfshirëse dhe e hapur për të gjithë. Megjithatë ai nuk mund të linte pa përmendur se në këto zgjedhje mbështet Sali Berishën.

“Është garë normale, Mbas shkarkimit të Bashës, kjo është një garë e hapur, gjithë përfshirëse. Unë mendimin e kam dhënë mbështes Berishës. Mendoj që vetëm ai mund të çojë përpara PD, betejën e padiskutueshme me regjimin.”, u shpreh ai.

Nuk ka diskutim se një nga temat më të “nxehta” të momentin është ajo e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Shehu i ka cilësuar tentativat e mazhorancës për negociata një komedi të cilët po e luan Edi Rama dhe që nuk janë aspak reale, por iluzion.

“Nuk ka negociata, shoh vetëm veprime qesharake. Nuk ka ndodhur dhe nuk ndodh në asnjë vend kështu! Rama përpiqet të bëjë negociata, por ky është vetëm një iluzion. Rama po luan komedi, le të mos kthehemi të gjithë në aktor të komedisë së Ramës.”, u shpreh deputeti.

J.GJ./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur