Fatmir Xhafaj: E them me zë të lartë ka korrupsion në çdo nivel të qeverisjes, bashkëpunim i zi mes politikës së të gjitha krahëve me krimin e organizuar

Tymnaja politike e bravave, levave dhe megafonëve rreth tyre, duket se do të vazhdojë edhe për shumë gjatë të dominojë skenën politike, mediatike dhe shoqërore. Teksa selia e PD-së fatkeqësisht vijon të nxjerrë tym të zi derisa të digjen plotësisht të gjitha zullumet, intrigat, autokracitë dhe gënjeshtrat që kanë berishizuar dhe lulëzuar për vite me radhë aty brenda, nuk duhet të lejojmë që ai tym mbytës të na zërë shikimin për të hedhur vështrimin edhe në dimensione të tjera ku duhet të orientohemi si politikanë, si ligjvënës dhe si shqiptarë që të sotmen e duam më të mirë se të djeshmen dhe të nesërmen më të mirë se të sotmen.

Nuk kam për qëllim t’i tregoj askujt se çfarë duhet të bëjë, por nën peshën e rëndë të votës së qytetarëve, kam për detyrë të flas hapur për atë çka na shqetëson dhe preokupon për të propozuar ide e zgjidhje që s’vijnë nga unë, por nga modelet më të mira të demokracive perëndimore që pavarësisht niveleve të larta ku kanë arritur, nuk ndalojnë kurrë se ngrituri mekanizma për t’i shpëtuar amortizimit, stanjacionit dhe për t’u konsoliduar akoma më tej.

Një prej tyre është i freskët, i qartë dhe sfidues, ku më 3 qershor 2021, presidenti amerikan Joe Biden vendosi luftën kundër korrupsionit si një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të SHBA-së dhe veç 6 muaj më pas administrata Biden-Harris miratoi Strategjinë për luftën kundër korrupsionit nën pesë shtylla që përforcojnë njëra-tjetrën: 1.Modernizimi, koordinimi dhe ofrimi i burimeve për përpjekjet e Qeverisë Amerikane në luftën kundër korrupsionit; 2.Ndalimi i financimeve të paligjshme; 3.Vendosja para përgjegjësisë të aktorëve të korruptuar; 4.Ruajtja dhe forcimi i arkitekturës shumëpalëshe kundër korrupsionit; 5.Përmirësimi i angazhimit diplomatik dhe shfrytëzimi i asistencës së huaj për të arritur qëllimet e politikës kundër korrupsionit.

Siç është e njohur tashmë, kjo u pasua edhe nga një samit organizuar nga presidenti amerikan në muajin dhjetor, me liderët politik nga gjithë bota, aktorë të shoqërisë civile dhe sektorit privat i fokusuar në tre tema kyçe: 1.Forcimi i demokracisë dhe mbrojtja kundër autoritarizmit; 2.Adresimi dhe lufta kundër korrupsionit; 3.Promovimi dhe respektimi i të drejtave të njeriut. Një samit i shndërruar në një lëvizje që me suksesin e pritshëm mund të bëjë histori nisur nga zhvillimet delikate ndërkombëtare që jetojmë dhe posaçërisht nga sfidat që përballet sistemi demokratik përgjithësisht dhe demokracitë e reja veçanërisht.

Akoma e më tepër, kur demokracitë janë të brishta duke u rrotulluar prej dekadash në tranzicion të tejzgjatur si ky i yni, nevojitet një qasje serioze për të ofruar progres në qëndrueshmërinë ekonomike, sociale dhe politike. Nëse për SHBA-në dhe shumë vende të tjera me demokraci të konsoliduar, këto problematika konsiderohen prioritete, atëherë për ne duhen konsideruar emergjente. Ndaj le të shërbejë iniciativa e tyre si një leksion primar jo vetëm demokracie, por edhe politik për të mësuar, reflektuar, implementuar dhe vepruar në të njëjtin ritëm e strategji.

Sot, duhet pranuar, që këto sfida janë emergjente pavarësisht përpjekjeve të mëdha që kemi bërë bashkërisht nëpërmjet një sërë politikash dhe masash për të luftuar korrupsionin në të gjitha fushat, ndërtimin e instrumenteve të qëndrueshëm për luftën ndaj korrupsionit dhe krijimin e një sërë institucionesh të pavarura të cilat janë pjesë e luftës ndaj korrupsionit. Fatkeqësisht, përsëri besimi te institucionet e ndryshme të qeverisjes mbetet në shifra të ulëta dhe korrupsioni mbetet realisht një plagë në shoqërinë shqiptare. Pavarësisht se duam apo nuk duam ta pranojmë, preferojmë apo nuk preferojmë ta themi me zë të lartë, ai është aty duke na sfiduar çdo ditë, në çdo sektor dhe në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe për fat të keq shpesh gjejmë bashkëpunimin e zi midis politikës së të gjitha krahëve, korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky është fakt, të tjerat janë veç fjalë qoftë dje, qoftë sot.

Megjithëse këto vite është bërë shumë punë, që para së gjithash meriton respekt për nismat e marra, reformat në implementim dhe bilancin e arritur deri më sot, përsëri ngelet e pamjaftueshme në raport me problematikat serioze që shfaqen, përgjegjësitë e mëdha që mbartim por edhe me kapacitetet e mëdha institucionale e administrative që kemi angazhuar e financuar në zbatimin e ligjit.

Ashtu siç u theksua fort në samitin e Uashingtonit, është korrupsioni dhe pandëshkueshmëria ato që hanë si të babëzitur në themelet e shoqërive demokratike, çka e bën qeverisjen më pak efektive, sulmon bazat e institucioneve demokratike, nxit dhe intensifikon ekstremizmin dhe e bën më të lehtë për autoritarizmin të gërryej qeverisjen demokratike.

Andaj, në reflektim të angazhimeve tona ndërkombëtare si pjesë aktive e këtij samiti ndërkombëtar, si vend anëtar i NATO-s, si vend kandidat për familjen europiane dhe parasëgjithash si domosdoshmëri për të mbrojtur e konsoliduar demokracinë në vend, për të ruajtur e forcuar besimin e qytetarëve te sistemi demokratik dhe institucionet e tij, për të ushqyer shpresën e fortë te rinia për një të ardhme të sigurt demokratike të shoqërisë, duhet të nisim një betejë të fortë institucionale e publike gjithëpërfshirëse, për të vepruar ndaj këtyre fenomeneve me pasoja të egra dhe afatgjata politike, ekonomike dhe sociale.

Meqenëse viti 2022 është konsideruar një "VIT VEPRIMI" për të çuar përpara qëllimet e samitit ku edhe Shqipëria ishte pjesë, përfaqësuar nga Kryeministri z.Edi Rama, është tani momenti që të gjithë bashkërisht duhet të nisim një debat të sinqertë publik, të ngremë ura komunikimi me njëri-tjetrin e të gjithë aktorët, të nxjerrim mësime nga praktikat më të mira ndërkombëtare, të hartojmë një platformë gjithëpërfshirëse dhe të organizojmë struktura efiçente e të mirëbesuara që do të vendosen në veprim. Mbi të gjitha, na duhet të veprojmë pa shumë retorikë konfliktuale, por me ide, zgjidhje e veprime konkrete të peshuara me rezultate konkrete.

Teksa lufta politike mëton në të njëjtat ujëra të ndotura 30 vjeçare ku “non gratat” vijojnë të shkarkojnë helm dhe turbullira, ne si maxhorancë që udhëhoqëm një ndër reformat më thelbësore në këtë vend, reformën në drejtësi, në përligjje edhe të mandatit qeverisës të tretë radhazi e kemi obligim të gjendemi në kahun e duhur të moralit shoqëror dhe historisë e cila ashtu siç do të shkruajë për bravat e levat, ashtu do të shkruajë edhe se si po përballemi me sfida të tilla.

Sigurisht kjo është dhe duhet të ngelet shumë më mirë një angazhim parësor i qeverisë. Shumë hapa janë pozitive në këtë aspekt e sidomos në aspektin rregullator dhe të digjitalizimit të shërbimeve publike. Por ndërkohë në shumë aspekte gjithçka mbetet në nivelin e strategjive formale dhe një pjesë e mekanizmave ekzekutive dhe institucione të zbatimit të ligjit në varësi të saj megjithëse janë të ndërtuara për këtë funksion janë inefiçente dhe pa produkte konkrete. Qeveria dhe ne si maxhorancë, para se të shohim çfarë duhet të bëjë drejtësia dhe institucionet e saj duhet të shohim se çfarë janë duke bërë institucionet tona ligjzbatuese dhe se sa e si ato janë në një hap dhe në bashkëpunim të frytshëm me drejtësinë e re.

Padyshim, nga ana tjetër të gjithë ne, qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë kanë pritshmëri të larta nga institucionet e reja të drejtësisë të ndërtuara posaçërisht për luftën kundër korrupsionit. Projekti i drejtësisë së re është një realitet në veprim. Tashmë është përgjegjësia e tyre të dëshmojnë pavarësi reale, vullnet e përgjegjshmëri në zbatimin e ligjit. Janë aty me dëshirën e tyre, kanë konkuruar për të qenë pjesë e kësaj sfide të jashtëzakonshme, paguhen mjaft mirë dhe mbrohen e mbështeten si askush tjetër në këtë vend për këtë qëllim specifik: Të ndëshkojnë pandëshkueshmërinë e mitizuar duke goditur me forcën e ligjit simbiozën Politikë e keqe – Korrupsion – Krim i Organizuar. Është koha për rezultate reale, konkrete e domethënëse në zbatim të kushtetutës, ligjit dhe interesit të lartë publik.

Në dhjetor Partneriteti për Demoraci i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan mirëpriti një tjetër takim ndërkombëtar me fokus 3 çështjet kyçe të Samitit duke i parë ato nga këndvështrimi i rolit të ligjvënësve në këto fusha jetike për domokracinë. Një mësim i vyer për reflektim edhe për ne deputetët shqiptarë. Kjo sepse Kushtetuta realisht na përcakton ne deputetëve si përfaqësues të popullit, një përgjegjësi kyçe për shkak të funksionit ligjbërës dhe mekanizmave të koordinimit, monitorimit e kontrollit të pushteteve të tjera dhe veçanërisht rolit ekskluziv të Kuvendit për institucionet e pavarura. Kjo edhe për faktin e rëndësishëm se vetëm përmes Kuvendit, sidomos në kushtet aktuale, mund të garantojmë gjithëpërfshirje në këtë proces të politikës para së gjithash, por edhe shoqërisë civile, grupeve të interesit, medias dhe sipërmarrjes private. Edhe vetëm reflektimi mbi rekomandimet ndërkombëtare në këtë fushë si Raport progresi i BE, Manyval, Greco, etj, do të ishte një hap minimal, por i domosdoshëm. E gjithë kjo mund të përmblidhet në një paketë strategjike për t’u vendosur në zbatim hap pas hapi nën monitorimin dhe mbikqyrjen parlamentare, çka do ta bënte atë shumë më gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme në kohë dhe padyshim edhe më rezultative.

Siç e dimë, korrupsioni e sidomos ai i niveleve të larta vret çdo ditë, gërryen të sotmen, humbet besimin e qytetarëve te shteti dhe institucionet e tij dhe kryesorja po vret shpresën e të rinjve tek e ardhmja e tyre. Ne kemi nevojë për më shumë shkolla, spitale, energji, rrugë, aeroporte, porte e shumëçka që sjell zhvillim ekonomik dhe ndryshimet e mëdha që po ndodhin në këtë aspekt janë tejet pozitive, por para së gjithash kemi nevojë për të konsoliduar akoma më tej një shtet të fortë, për shpresë e besim tek qeverisja e drejtë dhe e barabartë e tij. Demokracitë nuk i bëjnë më të forta dhe të qëndrueshme muret dhe betoni, as individët e fortë sado vullnetmirë të jenë ata, por shteti i së drejtës dhe institucionet e qëndrueshme që kanë si parakusht integritetin.

Shqipëria është vendi ynë ku po ndërtohet e ardhmja e fëmijëve tanë ndaj të cilëve kemi përgjegjësi politike, ligjore, morale dhe historike për të trashëguar një vend me demokraci të qëndrueshme, me shtet të së drejtës dhe institucione të përgjegjshme në zbatimin e ligjit.

Koha për “luftë” demokratike në emër të paqes ashtu si partnerët tanë dhe familja demokratike euro-atlantike! Në mos ne, atëherë nga kush do të presim të përballet me këtë sfidë, në mos sot, atëherë kur do të duhet të nisim ta bëjmë?

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gripi: 21/01/2022 20:55

    Zoti Famir kush ishte sponsor dhe mblodhi vota per ty ne tirane qe theve hersin? Apo kujton se nuk e dime??? Dhendri yt Baboci nga bashkia si shef urbanistike dhe trafikanti Arman Lilo i Arlis sa para te pista kane pastruar duke ndertuar ne troje publike te marra falas ose te dhuruara? Perse pasurite e vellait tend nga babai Gerond Xhafa nuk ju nenshtruan ligjit antimafia??Eh more zoti Fatmir cfare i keni bere ketij populli ju politiqenrit qe na jepni leksione morali dhe korupsioni.

    Përgjigju
    • @Gripin: 22/01/2022 08:54

      Je shume i sakte.I vure kapakun

  • Durres: 21/01/2022 20:54

    Ka shume te drejte Z.Xhafa.Qelbur nga te gjitha anet ky vend.Cupa ime beri nje kallzim ne njesin Antikorupsion ne Ministrine e Drejtesise dhe ata pisa njerez qe ne besonim per drejtsi e shiten prolemin.Nuk ke kujt ti besosh ne ket vend

    Përgjigju
  • O Miri: 21/01/2022 18:48

    Aman të keqen. Tani që sje më Ministër i ditke të gjitha zullumet? Boll se ska lezet. Edhe mos u lodh kaq shumë se s'të bën njeri president.

    Përgjigju
  • adi: 21/01/2022 16:39

    mir e ke vec te lutem kujtoja cik lali erit qe prona esht e shenjte dhe ne ka nje projekt zhvillili qe i sherben qutetit po ai qytet duhet te mar pergjegjsin e te kenaqe te demtuarit se e 1 nuk fuksjonon pa fund sjellja me esht mbush mendja mua dhe 2 ca w di veten ai qe trazon gjerat e shenjta

    Përgjigju
  • Xxx: 21/01/2022 16:33

    Ok z Xhafa.Ju komplimentoj per shkrimin ,por,m.q.s ju jeni nga Vlora ,e dini fare mire sesi funksionon ne Vlore ku Vilma Ballo ben ligjin per cdo gje.Si ka mundesi we ndodhin kaq shume gjera ne qytetin tuaj ku drejtuesit jane skandaloze dhe ju nuk e ngrini zerin?

    Përgjigju
  • Ermali: 21/01/2022 14:15

    Shume shkrim i qarte dhe me baza!

    Përgjigju
  • Miri: 21/01/2022 13:40

    Bravo Fate, ti ne fakt e ndrite kur ishe, i arrestove te gjithe... Per 1 muaj me dashte njeriu ben cudira Jo me 2-3 vite sa ndejti Xhafa. Te gjithe njesoj e secili me keq jeni ne cilesi.. Respekt

    Përgjigju
  • Arben: 21/01/2022 12:08

    Bravooo!

    Përgjigju
  • juani: 21/01/2022 12:07

    llafe vetem llafe lereni llafet por veproni se sa me shune te slisni e shkruan

    Përgjigju
  • Jonian: 21/01/2022 11:49

    Kur e thote ky qe e ka nga eksperienca personale. Duhet ta besojme. Nuk e bleu shpine te parku liqenit me rrogen 1.2 mln lek te deputetit!

    Përgjigju
  • Teli: 21/01/2022 11:23

    Bravo...por te gjitha keto kane nje zgjidhje Reformen ne administrate. Kjo i zgjidh. Sepse ne momentin qe nje drejtor zgjidhet me merite ai nuk behet vegel. Por refuzon te zbatoj urdhera qe krijojne korrupsion.

    Përgjigju
    • Riku: 21/01/2022 12:09

      Hahaha riku po u bo reforme ne administrate do behet pikerisht qe te heqe dhe ato pak te vjeter qe nuk behen vegel...

  • Antonio: 21/01/2022 10:30

    I Nderuar jeni shum reformator por nje pyetje kam per ju ? Keni shkruar qe Presidenti i Shteteve te Bashkuara organizoi samitin per luften kunder korrupsionit. E vertet eshte e dim te gjithe. Por mos harro dhe dicka tjeter qe po Sh.B.A eshte shprehur qartazi qe kush ka punuar ne kohen e diktatures nuk duhet te jete me pjese e politikes. Pyetja ime eshte ju qe jeni kaq pro amerikan a duhet te jeni me pjese e politikes ? Flm redaksis po e publikoi

    Përgjigju
  • Scutari: 21/01/2022 10:24

    Eshte e thjeshte fare!! Mjafton qe te kete vullnet te mire per te kontrolluar veten dhe per te thene mjaft!!

    Përgjigju
    • Shaqo: 21/01/2022 18:55

      ...mire o Fatmir, udhezime dhe vetem udhezime. Por e provove vet sa i konsoliduar zinxhiri mafioz i ngritur ne keto 30 vjet. Akoma drejtesia nuk po vepron dot, jane ata qe duhet te japin denimet, qeveria mund te te pushoje nga puna, te ben denoncimin, pastaj kalojne ne duart e drejtesise, Saliut e Ilirit, se ata i kane. Pse nuk insistove per Xhaferllarin si e renditur e katra, pra jo fituese, apo Bejtja qe s'ka punuar asnje dite si gjyqtare, te enerohen be gjykaten kushtetuese? Jane keto e shume te tjere qe mbrojne krimin e korrupsionin. Mafia beri te pamunduren qe detyroi Tahirin e ne vone juve, te hiqnit dore nga detyra, sepse ishit kafshate qe nuk kaperdiheshit ne ate detyre, ia arriti qellimit. Pra lufta me mafien eshte me e veshtira, sepse ajo ka njerzit e saj ne politike.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë