Vitet 2013–2025 përfaqësojnë një periudhë me reforma të rëndësishme, investime publike dhe zhvillime institucionale që kanë ndikuar në jetën e qytetarëve tanë.
Natyrisht, secila prej këtyre arritjeve-arsye mbetet objekt debati publik dhe vlerësimesh të ndryshme. Megjithatë, në një analizë të balancuar, ato përbëjnë disa nga zhvillimet më të rëndësishme që kanë karakterizuar Shqipërinë tone, gjatë kësaj periudhe.
Miratimi dhe zbatimi i reformës në drejtësi konsiderohet një nga ndryshimet më të rëndësishme institucionale pas viteve ’90, me synimin për rritjen e pavarësisë dhe integritetit të sistemit gjyqësor.
Institucionet e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kanë rritur ndjeshëm hetimet dhe procedimet ndaj zyrtarëve të lartë dhe grupeve kriminale.
Hapja e negociatave me Bashkimin Evropian
Shqipëria arriti të hapë zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me BE-në dhe të hapë të 33 kapitujt e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, një objektiv strategjik kombëtar. Vendi ynë po bën mirë me nisjen e diskutimeve për mbylljen e disa prej tyre që këtë vit. Qeveria e sotme dhe drejtuesi i saj shihen me sy të mirë nga Brukseli.
4. Digjitalizimi i shërbimeve publike
Platforma e-Albania ka reduktuar ndjeshëm burokracitë, duke mundësuar marrjen online të qindra shërbimeve administrative dhe kursimin e 345 milionë eurove për qytetarët dhe mijëra vite jetë në sorollatje dhe humbje kohe mes sporteleve dhe sekserëve.
5. Investime në infrastrukturën rrugore
Janë ndërtuar ose rehabilituar segmente të rëndësishme rrugore që kanë përmirësuar lidhjet ndërmjet rajoneve të vendit. Riviera e vendit arrihët për 45 minuta më shpejt dhe rrugët e reja dhe qendrat urbane ju kanë shtuar vlerën 397 mijë apartamenteve të shqiptarëve me 3.7 miliardë euro më shumë.
6. Modernizimi i Aeroportit të Tiranës
Rritja e kapaciteteve dhe shtimi i linjave ajrore ka sjellë më shumë mundësi udhëtimi dhe turizëm. Muaji maj 2026 solli 1.24 milionë pasagjerë në Rinas.
7. Zhvillimi i turizmit
Shqipëria është shndërruar në një destinacion gjithnjë e më të njohur ndërkombëtarisht, duke regjistruar rritje të konsiderueshme të numrit të vizitorëve. Sipas Bankës së Shqipërisë, fondet e sjella në Shqipëri nga turizmi ishin 5.5 miliardë euro për vitin 2025.
8. Investimet në energji
Janë zhvilluar projekte të rëndësishme energjetike dhe janë shtuar investimet në energjinë diellore dhe atë fotovoltaike. Sot Shqipëria një në nëndë kilovatorë e prodhon nga energjia diellore, duke ulur varësinë nga nafta e shtrenjtë.
9. Përmirësimi i furnizimit me ujë
Në shumë qytete dhe zona rurale janë realizuar investime për rrjetet e ujësjellësit dhe kanalizimeve. Ende jemi shumë larg furnizimit të plotë me ujë, por situata në këto 14 vite është si nata me ditën me më parë.
10. Rritja e pagës minimale
Paga minimale ka njohur rritje të vazhdueshme krahasuar me vitin 2013, duke ndikuar pozitivisht tek punonjësit me të ardhura më të ulëta.
11. Rritja e pensioneve
Janë ndërmarrë politika për rritjen graduale të pensioneve. Vitin e ardhshëm nga 1 janari 2027, shtesat mujore do dyfishohen për 565 mijë pensionistë.
12. Reforma territoriale
Riorganizimi administrativ synoi rritjen e eficiencës së qeverisjes vendore dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve. Jemi ende në çerek të rrugës me bashkitë, por ka shpresë dhe mundësi.
13. Investime në shkolla
Janë ndërtuar dhe rikonstruktuar qindra objekte arsimore në të gjithë vendin. Jemi ende shumë mbrapa me cilësinë e shkollës sonë, edhe pse kemi përmirësuar infrastrukturën. Çdo nxënësi në fillore dhe të mesme kompjuterin labtop duhet t’ja sigurojë shteti.
14. Përmirësimi i infrastrukturës shëndetësore
Janë rikonstruktuar spitale, qendra shëndetësore dhe janë shtuar investimet në pajisje mjekësore. Urgjenca e Tiranës sot në krahasim me urgjencën e vitit 2012 ngjan si dita me natë, por në mjekësinë publike jemi ende në një të dhjetën e punës.
15. Menaxhimi i pasojave të tërmetit të vitit 2019
Programi i rindërtimit pas tërmetit rezultoi në ndërtimin e mijëra banesave, shkollave dhe objekteve publike. 1.2 miliardë euro u hodhën nga Buxheti i Shtetit për rindërtimin. Durrës, Laçi dhe Maminasi nuk janë si zonat ende të pandrequra plotësisht në Molize në Italinë e Jugut, edhe pse tërmeti aty ra në vitin 2002.
16. Përballimi i pandemisë COVID-19
Pavarësisht vështirësive globale, u organizua procesi i vaksinimit dhe mbështetja e sektorëve më të prekur. U gjetën 1 milionë vaksina për shqiptarët në janar 2021, në një kohë që vendet e Bashkimit Evropian na mbyllën derën, pse vaksinat ju duheshin për qytetarët e tyre.
17. Rritja e investimeve të huaja direkte
Shqipëria tërhoqi investime në energji, turizëm, infrastrukturë dhe sektorë të tjerë strategjikë. Në vitin 2027, këto investimi kapën nivelin rekord 1.7 miliardë euro.
18. Modernizimi i sistemit të pagesave
Anëtarësimi në SEPA dhe zhvillimi i sistemeve moderne të pagesave kanë ulur kostot dhe kanë lehtësuar transfertat financiare. Deri tani, në periudhën 07 tetor 2025(dita kur nisi SEPA tek ne) e deri më 7 qershor 2026, kursimi nga transfertat SEPA përllogaritet mbi 65 milionë euro.
19. Zhvillimi i porteve dhe marinave turistike
Janë promovuar projekte që synojnë rritjen e potencialit turistik dhe ekonomik të vijës bregdetare. Ende nuk e kemi Portin e Durrësit, por një ditë do të vijë.
20. Rritja e rolit ndërkombëtar të Shqipërisë
Anëtarësimi aktiv në NATO, angazhimi në organizata ndërkombëtare dhe pjesëmarrja në nisma rajonale kanë forcuar profilin diplomatik të vendit.
Komente









Lexojini mire e me vemendje o njerez dhe mbajini mend nje e nga nje, se jane te verteta te medha e te padiskutueshme.
PërgjigjuTe lumte pena dhe mendja z. Çoçoli! E keqja eshte se ca njerez i harrojne perparimet e bera ne ndihme te popullsise. Ndersa ca te tjere, vetem ndyjne te vertetat se te tille jane ne thelbin e tyre.
PërgjigjuBravo Z.Fatos
PërgjigjuTe gjitha keta jundrejt 40 mijard me shume taksave plus leket e droges.
PërgjigjuJam dakort me ju zoti Cocoli,por kush te kupton,por korupsion ka dhe do te kete deri sa te egzistoj paraja Cash,e dyta deri sa ligjet nuk duhet te kene dyanesi, deri sa te ardhurit mos te bejne tokat shteterore si te tyre, deri sa te mos egzistoj perfitimi material pa te drejt nga ana jone e ' jemi ne pa eshte korupsioni;bota i ka shtetet te krijuara me mijra vite dhe akoma nuk ka persosmeri.po kush punon me dokumentacionet neper duar e kupton mire se cfare lehtesi kemi me dokumentat ne sistem.Duhet te kuptojme se shteti ben politika, jeta jone svaret nga cili eshte kryeminister.Ne bote as duan tja dine per partite dhe kryministrat por ne mendojme si pronvicailet ne kohen e Enverit
Përgjigju