Fatos Çoçoli: Stop vrerit ndaj Porto Romanos! Do kemi 240 milionë euro më shumë prodhim kombëtar

Fatos Çoçoli: Stop vrerit ndaj Porto Romanos! Do kemi 240 milionë euro më shumë prodhim kombëtar

Beteja mediatike që disa portale dhe media të tjera kanë ndërmarrë kundër projektit strategjik kombëtar të portit të ri të Durrësit në Porto Romano, i cili do të dyfishojë kapacitetin përpunues të portit të sotëm tregtar 2700 vjeçar, i pamundur për t’u rritur më aty ku është, përbën, për fat të keq, luftë kundër vendosjes së Shqipërisë në hartën e Mesdheut, si një pikë e re e rëndësishme e rrjetit të tregtisë civile detare.

Demonizimi i vonesave të natyrshme për fillimet e një projekti të madh strategjik, si ndërtimi i një porti kombëtar detar nga hiçi, pozicionohet edhe kundër fuqizimit të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, si pjesë përbërëse e projektit të portit të ri. Kjo, pasi në Prishtinë dhe Shkup do të ndërtohen dy porte të thata, të lidhura dhe në funksion të plotë të portit në Porto Romano.

Treguesit                                                                                                        Cilësime
- 450 ha shtrirje. 2 milionë kontejnerë                                         Do jetë më i gjerë dhe më i madh se porti i sotëm tregtar në Durrës
- I gjithë porti i ri tregtar mund të shkojë 1.5-2 miliardë euro       Pritet të krijojë në fazën e parë 1,500 vende pune
- Pritet të krijojë në fazën e parë 1,500 vende pune                   Port në shërbim të hekurrudhave Durrës-Prishtinë dhe Durrës-Strugë 
                                                                                                  Port në shërbim të porteve të thata në Prishtinë dhe Strugë

Fazë e natyrshme delikate e projektit të ri

Është mëse e vërtetë që projekti po kalon një periudhë sprove që është delikate, si çdo projekt i ri strategjik, sa të fitojë besimin e kompanive të huaja të mëdha që do ta ndërtojnë. Në këtë periudhë mund të vonohen edhe tendera dhe hapje punësh për ndërtimin e tij.

Por nuk mund kurrsesi të hedhim vrer kundër interesit tonë kombëtar! Ta anatemojmë dhe etiketojmë si dështim spektakolar përbën luftë kundër hekurudhës Durrës - Prishtinë dhe Korridorit të VIII-të, që pa portin e ri të Durrësit nuk mund të pozicionohet strategjikisht.

Përbën, për fat të keq, edhe luftë kundër sigurisë së Shqipërisë dhe rajonit, që me krahun ushtarak të NATO-s në projektin e portit të Porto Romanos ngrihet në një nivel tjetër.

Duhet të ecësh në kohë prapa të paktën pesë dekada, për të parë një port tregtar tërësisht të ri të rëndësishëm në Evropë, të ndërtuar nga zero. Kjo qasje sigurisht ka veshtirësitë e veta. Mirëpo përfitimet janë me herë më të mëdha nga rreziqet.

Mundësitë që hap porti i ri i Durrësit

Porti i ri në Porto Romano e bën Shqipërinë një pikë kyçe strategjike për tregtinë dhe për sigurinë e rajonit. Në katër vjet, Durrësi do të ketë tre porte. Portin tregtar të Porto Romanos, portin turistik që po ndërtohet në një pjesë të hapësirës që sot ka Porti i vjetër i Durrësit dhe portin e ri ushtarak të NATO-s.

Porti i ri tregtar i Porto Romanos do të lidhë në vijim tregtinë me pjesën tjetër të rajonit dhe më gjerë, përmes hekurudhave elektrike që do të ndërtohen në pesë vitet e ardhshme Durrës-Rrogozhinë-Qafë Thanë dhe Durrës-Vorë-Hani i Hotit, si dhe përmes dy porteve të thata që do të ndërtohen në Prishtinë dhe Strugë.

Hapësirat në Porto Romano përbëjnë mundësi për terminale logjistike, për zhvillimin e dhjetëra zonave ekonomike, me veprimtari prodhuese, që sot nuk kemi mundësi t’i zhvillojmë në portin aktual.

Porti i ri tregtar do t’i japë përmasat dhe rëndësinë që i takon Korridorit të Tetë. Ai do të orientojë shumë flukse tregtare, të cilat deri më sot kanë qenë jashtë rrezes sonë të influencës.

Fondi limit për ndërtimin e portit është 392 milionë euro, tërësisht nga buxheti ynë i Shtetit, pasi nuk mund te presim me gjate ardhjen e nje investuesi strategjik te huaj.

Projekti fillestar me fondin e shtetit tone 392 milione euro përfshin ndërtimin e një baseni të ri në port, një kanal hyrës të ri, kalata të reja portuale për kontejnerët dhe terminal të ri kontejnerësh, bashkë me ndërlidhjen me hekurudhën dhe rrugën automobilistike.

 Punimet me 392 milionë eurot e Shtetit tonë
- Basen i ri në port
- Kanal hyres i ri
- Kalata te reja portuale
·Terminal i ri konteineresh
· Nderlidhje me hekurudhen
·Nderlidhje me rrugen automobilistike

 Dobia per ekonomine kombetare

Ndërtimi i portit të ri tregtar të Porto Romanos pritet të përfundojë brenda vitit 2028. Sipas literaturës botërore, një port i ri tregtar mund të ndihmojë në rritjen e ekonomisë së një vendi me 1 deri në 3 përqind të prodhimit të tij kombëtar(GDP-së), në varësi të madhësisë së portit dhe pozicionimit strategjik të tij.

Duke qenë se porti i ri i Porto Romanos do të jetë porti ynë kryesor në të ardhmen dhe me rëndësi parësore strategjike, parashikohet që kontributi i tij në ekonominë tonë të jetë të paktën 1 përqind çdo vit. Ose 240 milione euro në vit, duke qenë se prodhimi ynë kombëtar vjetor sot është 24 miliardë euro.

Pra, ekonomia jonë shtohet me 1 përqind nga aktiviteti shumë më i rritur i portit tregtar në Porto Romano, në krahasim me portin aktual të Durrësit. Nuk është pak.

Dobitë për Shqipërinë
· Dyfishon kapacitetet e portit të sotëm të Durrësit
· Rrit me 1 përqind ekonominë kombëtare, ose 240 milionë euro më tepër
· Krijon zonë të lirë ekonomike përrreth portit
· Nxit ndëtimin e hekurudhës Durrs-Prishtinë
·- Zhvillon portet e thata të koneinerëve në Prishtinë dhe Strugë
  - I jep peshën dhe rëndësinë e duhur Korridorit të VIII-të

 Me Porto Romanon, ne do të kemi një dyfishim të mundësive përpunuese dhe strehuese në port, në raport me kapacitetet aktuale për kontejnerët në portin e sotëm 2700 vjeçar të Durrësit.

Nga ana tjetër, një port i ri tregtar nuk është vetëm një mundësi për të ngarkuar dhe shkarkuar mallra dhe kontejnerë. Është një mundësi për të prodhuar më shumë, për të zhvilluar më shumë ekonominë tonë. Zona përreth Porto Romanos do të shndërrohet shumë shpejt në një zonë të lirë ekonomike.

Një aset i rëndësishëm i Porto Romanos dhe pjesë përbërëse e investimit janë dhe dy terminalet logjistike, portet e thata në Strugë dhe Prishtinë. Këto dy qendra të mëdha përpunimi kontejnerësh në tokë(prandaj quhen porte të thata) e bëjnë edhe më të dobishëm dhe më me përfitim investimin tonë sot në Porto Romano. 

Aktualisht, 30 përqind e mallrave që përpunohen në Portin e Durrësit janë, ose në drejtim të Kosovës, ose vijnë për eksport nga Kosova drejt vendeve të tjera. E gjithë industria, dhe jo vetëm ajo logjistike, në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, si dhe e gjithë industria e tyre e transportit, ajo rrugore dhe hekurudhore, e kanë mirëpritur si lajm ndërtimin e portit të ri kryesor tregtar të Shqipërisë në Porto Romano.

Prandaj dhe vreri i sotëm ndaj gjoja “dështimit” të projektit strategjik të portit të ri të Durrësit është pa kuptim dhe vetëm i dëmton interesat tona kombëtare në Shqipëri, Prishtinë dhe Strugë.

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • goni: 08/12/2024 20:27

    kur do behet,,porti,,se na plaset....

    Përgjigju
  • Gazmendi: 08/12/2024 12:47

    Sigurisht qe jane kunder se duan qe Porto Romano te mbetet vend plehrash te rrezikshme kimike (sic e lane), sesa te behet burim i rritjes ekonomike te shqiptareve.

    Përgjigju
  • Tedi: 08/12/2024 11:20

    Kalimi i Portit te vjeter ishte e domosdome ne Porto romano per dy aresye themelore si per shendetin e qytetareve te Durresit qe Jane bite qe mbulohen nga pluguri i mineraleve dhe aresyeja kryesore ekonoike . Tellallet e opozita qe Jane kunder duhet ta dine qe nuk gezojne respekt ne populli dhe sidomos ne Durres se e dine se si benin ligjin militantet e tyre ne qytet dhe ne port

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Meçe: Krimineli Berisha vrau 4 persona më 21 janar, hodhi në erë Gërdecin, duhej të ishte në burg

Meçe: Krimineli Berisha vrau 4 persona më 21 janar, hodhi në erë Gërdecin, duhej të ishte në burg