Fatos Tarifa: Shteti, pensionistët dhe dinjiteti i tyre

Fatos Tarifa: Shteti, pensionistët dhe dinjiteti i tyre

Foto ilustruese

Është një padrejtësi shoqërore shumë e madhe që një nëpunës 30 ose 35-vjeçar i administratës shtetërore, me 10 ose 15 vite punë, të marrë një pagë mujore 3 ose 4 herë më të madhe se sa pensioni mujor i dikujt që ka punuar për 40 vite me radhë dhe i ka kontribuar kësaj shoqërie shumë më tepër.

Rritja e pagave për disa kategori punonjësish–mjekët, arsimtarët, ushtarakët, punonjësit e policisë–është diçka shumë e mirë, edhe pse e pamjaftueshme dhe e vonuar, por bashkë me pagat e ketyre kategorive duhen rritur edhe pensionet e qytetarëve që kanë punuar dhe i kanë kontribuar shoqërisë sonë në këto profesione.

Është shoqërisht e padrejtë dhe moralisht e gabuar që një arsimtar në pension të marrë sot sa një e treta ose më pak se paga e një arsimtari në marrëdhënie pune, që mund ketë qenë nxënësi, ose nxënësja e tij. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për atë kategori pensionistësh që në të kaluarën i kanë shërbyer shoqërisë sonë si mjekë, si ushtatakë, si oficerë policie, si inxhinierë, si minatorë etj. Sakrificat dhe kontributet e tyre dje janë kanë qenë një faktor shumë i rëndësishēm i shkallës së zhvillimit dhe i mirëqenies që kemi sot.

Kontributet e shumta që kanë dhënë ndër vite pensionistët e sotëm duhen shpërblyer arsyeshmërisht dhe proporcionalisht më mirë, për t’u mundësuar atyre, një pjesë e mirë e të cilëve me vështirësi përballojnë nevojat dhe shpenzimet më bazike, një jetë më dinjitoze, siç meritojnë.

Një qeveri që pretendon të jetë vërtet demokratike dhe humane nuk mund të preokupohet vetëm për ata qytetarë që janë në moshë pune dhe në marrëdhënie pune, por edhe për ata, të cilëve mosha (dhe ligji që përcakton moshën e daljes në pension) ua kanë bërë të pamundur të punojnë më tej.

Diferenca mes pensioneve dhe pagave, natyrisht, do të ketë dhe duhet të ketë. Por pensionet e çdo kategorie njerëzish, që për arsye moshe nuk punojnë më, nuk duhet të jenë shumë (disa herë) më të ulta se sa pagat e atyre kategorive punonjësish që sot vijojnë të punojnë në profesionet dhe shërbimet që kanë lënë të parët.

Cilësia dhe humanizmi i një shoqërie dhe i qeverisë së çdo vendi, në fund të fundit, nuk vlerësohen nga pagat që marrin funksionarët e lartë zyrtarë të saj, por nga mënyra se si ato i trajtojnë dhe i shpërblejnë pensionistët e tyre.

Buxhetet nuk mund të justifikojnë pabarazitë e theksuara mes pagave dhe pensioneve; këto të fundit dëshmojnë paaftësinë e një qeverie në miradministrimin e buxheteve, për të mos thënë edhe mungesën e vullnetit politik dhe të përgjegjësisë morale për t’i vlerësuar qytetarët pensionistë, deri ditën e fundit të jetës së tyre, me dinjitetin që meriton çdo qënie humane, pavarësisht moshës.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pranvera kopshti: 14/04/2023 17:37

    Pse nuk llogariten vite e punes ne shqiperi plus ato vite pune Itali Cfar po ben kryeministri shqiptar per keto njerz sa shqipetar ndodhen jashte shqiperise ku punojne dhe nuk i njihet puna ne shqiperi

    Përgjigju
  • Qytetari: 14/04/2023 13:46

    Respekt per ju zoti Tarifa! Eshte me se e llogjikeshme qe ky shqetesim qe ju shprehni te adresohet nga qeveria Rama, nese e ka me gjithe mend inisiativen e tij per te rritur nivelin e jeteses se shqiptareve dhe renditjen e vendit tone ne radhen e vendeve te tjera te rajonit.Nese rriten vetem rrogat dhe pensionet mbeten ne nivelin e sotem kjo nuk mund ti sherbeje rritjes se nivelit te pergjithshem ekonomik te popullit. Nje pension minimal i sotem eshte rreth 70-80 mije leke te vjetra. Dhe nje nivel i tille pensioni nuk ekziston ne asnje vend te rajonit . Cfare te beje nje pensionit me 70 mije leke? Per sa dite i del te haje apo te paguaje ilacet? Sa per ate se niveli i sotem ekonomik ka ardhur dhe si rezultat i kontributit te pensionisteve te sotem kjoka te beje me ata qeveritare dhe kryeministra qe e vlereswojne realisht kete faktor deciziv dhe jo per ata qe perpiqen te shfrytezojne momentin dhe te bejne levizje spektakolare ne interes te partise apo te personalitetit te tyre.Rritja e pagave,patjeter qe eshte e lidhur ngushte me pensionet dhe per kete duhet nje studim i thelle e kompleks i te gjithe sistemit te sigurimeve shoqerore dhe reformimi i ketij sistemi duhet te behet i plote e jo gjysma gjysma. Problemi eshte se e ka kete faktor parasysh kryeministri shqiptar Edi Rama apo jo dhe nese e ka, a ka nder mend ta kete parasysh ne ekuacionin e tij per rritjen e rrogave ne menyre kaq spektakolare? Apo mendon per trajtimin njerezor te pensionisteve sic thote dhe fjala popullore " hodha lumin te befsha kalin"Kjo mbetet per tu pare ne vijim!

    Përgjigju
  • Absurdi: 14/04/2023 13:24

    Absurdi me i madh ne kete pune eshte sikur pensionistat kane dhene konteibut! Ore pensionistat kane paguar sigurime shoqerore dhe sot per sot marrin vetem 1% PER CDO VIT PUNE TE PAGES MBI TE CILEN KANE PAGUAR DETYRIMET. Pensionistet nuk duan meshire sepse nuk ja jep qeveria ato para, ata DUAN ATE QE U TAKON. PAGEN MBI TE CILEN KANE PAGUAR KONTRIBUTET. PARATE E TYRE!!!!! SOT NESE 38 VITE PUNE MERR 38% TE PAGES+PENSIONIN SOCIAL. ORE DUHET 100% TE PAGES, pasi paguan 38 vite dhe merr 10 vite. pasi mosha mesatare eshte 75 vjec. Nese do ti kishin mbyllur ne Banke ato leke qe i kan hequr nga buka e kalamajve do ishin te pasur sot. Absurd!!! Pensioni eshte djerse dhe jo lemoshe!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas