TIRANË- Dy zyrtarët e lartë, Arbër Mazniku, nënkryetar i Bashkisë Tiranë dhe ish- ministri i bujqësisë Niko Peleshi janë pyetur nga Prokuroria e Tiranës si person që kanë dijeni për rrethanat e hetimit, në lidhje me pagesën e një fature hoteli nga një biznesmen dhe futjen e pesticidit "silicon mix" në territorin shqiptar.

I pari që u paraqit në prokurorinë e Tiranës teksa ora shënoi 11:00 ishte Mazniku, për të cilin prokuroria kryen hetime nëse ka shkelur ligjin teksa biznesmeni Shkëlqim Fusha i ka paguar atij një faturë hoteli në Barcelonë.

Arbian Mazniku (djathtas)

Këto hetime nisën pasi në media u publikua fatura dhe Partia Demokratike akuzoi Maznikun se kish shkelur ligjin. Numri dy i bashkisë Tiranë në dalje pas deklarimeve u shpreh se iu përgjigj Prokurorisë për të hedhur dritë mbi baltën dhe lajmet e rreme.  "Është që t'i japim drejtësisë informacionin, sepse vetëm e vërteta mund baltën, zhurmën dhe 'Fake News', tha Mazniku pasi u morr në pyetje.

Ndërsa ish-ministri i bujqësisë i cili nga media është akuzuar se ka lejuar futjen në treg të pesticidit "Silikon Mix" u paraqit në 12:00 pa praninë e një avokati, por në përfundim të deklarimeve pyetjes së mediave u përgjigj vetëm me ‘’mirpafshim’’.

1569838455_peleshi.jpg

Ish-Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi sot te Prokuroria e tiranës