Mbajtja e maskës në autobus ndonëse është e detyrueshme për të gjithë për disa prej qytetarëve duket se nuk ka asnjë vlerë, ndaj lëvizin çdo ditë me urban pa e vendosur atë.

Kjo është një situatë e përditshme, që për pjesën tjetër të qytetarëve që i respektojnë masat anti-covid, është kthyer në një shqetësim.

“Jo nuk i mbajnë, asnjë, edhe ne zihemi disa here se u themi pse nuk i mbani e nuk i mbajnë. Duhet të vej një gjobë shteti që ti mbajnë, siç është jashtë shtetit. Unë asnjë kontroll nuk kam parë. Ai që pret biletat thotë nuk kam ca bëj se ai do lekët.

-Po ka njerëz që nuk i  mbajnë, nuk janë aq të përgjegjshëm që ti mbajnë në autobus, thjesht i  vënë për një moment dhe pastaj i heqin. Nuk ndihem komode sepse unë në fund të fundit mbroj veten time por mbroj edhe qytetarët e tjerë prandaj ne të gjithë duhet të vëmë maskat sidomos në ambiente të mbyllura”-thanë disa prej qytetarëve.

Dezifektanti që duhet të ishte në çdo autobus, nuk shihet gjëkundi.

Një tjetër shqetësim për qytetarët që lëvizin çdo ditë me autobusë është kthyer dhe numri i lartë i pasagjerëve që ka në linjat e transportit publik.

“Mëngjesi dreka edhe pasditja ka shumë, te porcelani sidomos pasdite është e paparë, mbushen plot autobusët. Do ishte e mira që të mos mbusheshin dhe aq plotë se ashtu mbaj maskën ti por nuk ka rëndësi sa e mban maskën pastaj.

-Me thënë të drejtën të Uzina ka njerëz, edhe vijnë shumë rrallë. Edhe kemi frikë sepse çfarë nuk po dëgjojmë.

-Urbanet janë plot edhe nuk ruhet distanca plotësisht”-u shprehën disa qytetarë.

Sipas qytetarëve që udhëtojnë çdo ditë me autobusa, nuk kanë hasur asnjëherë kontrolle për mbajtjen e maskës.