Nga dita e nesërme (1 Maj) nuk do të funksionojnë 9 Gjykata të Shkallës së Parë në rrethe dhe 9 prokurori. Ky është plani që vihet në zbatim në kuadër të fazës së dytë të implementimit të hartës së re gjyqësore.
Prej 1 majit, gjykatat e shkallës së parë riorganizohen dhe nga 22 mbeten 13. Gjykatat e Shkallës së Parë që mbyllen janë në Tropojë, Mat, Kurbin, Krujë, Pukë, Lushnje, Kavajë, Përmet dhe Pogradec. Së bashku me to, pushojnë së ekzistuari edhe prokuroritë përkatëse të këtyre rretheve gjyqësore.
Pas kësaj faze, dosjet e gjykatës së Tropojës transferohen në Kukës, të Matit në Dibër, të Kurbinit në Lezhë, të Pukës në Shkodër, të Krujës në Tiranë, të Kavajës në gjykatën e Durrësit, të Lushnjes në Fier, të Përmetit në Gjirokastër dhe të Pogradecit në Korçë.
Faza e parë u aplikua në muajin shkurt kur nga 6 apele që ishin në të gjithë vendin, u vendos reduktimi në një Apel kombëtar. Në këtë mënyrë, u shkrinë gjykatat e Apelit në Shkodër, Vlorë, Durrës Korçë dhe Gjirokastër duke bërë që të gjitha dosjet të transferohen në Tiranë.
Faza e tretë do të hyjë në fuqi më 1 korrik të këtij viti kur parashikohet reduktimi i të gjitha gjykata administrative në dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë.
Harta e re do të funksionojë me 16 gjykata në total, 13 të Shkallës së Parë, 1 Gjykatë Apeli dhe 2 gjykata Administrative. KLGJ shkriu 18 gjykata, duke reduktuar gjykatat e Apelit në një të vetme në Tiranë, nga 5 gjykata Administrative do jenë në vetëm dy, në kryeqytet dhe në Lushnje, ndërsa nga 22 që ishin, me hartën e re, nga 1 shkurti do të jenë vetëm 13 gjykata të Shkallës së Parë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
76.9%
-
Pak
19%
-
Nuk kam mendim
4.1%
Vota total: 121
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbatimi i hartës së re gjyqësore, Manja pret në zyrë kryeprokurorin Çela dhe kryetaren e KLGJ, Llagami
28 Mars 2024, 22:11
-
Rrëzoi kërkesën e Dhomës së Avokatisë për shfuqizimin e hartës së re gjyqësore, zbardhet vendimi i Kushtetueses: Qytetarëve s'u kufizohet e drejta e aksesit
9 Shkurt 2024, 17:19
-
Harta gjyqësore, Kushtetuesja mbyll marrjen e provave! Shkrirja e apeleve, avokatët e OJF-të përplasen me KLGJ-në
8 Dhjetor 2023, 16:09
-
Nisin seancat në Kushtetuese për hartën e re gjyqësore, Dhoma e Avokatisë kërkoi shfuqizimin si të papajtueshëm të vendimit
16 Nëntor 2023, 12:16
-
Kushtetuesja nis shqyrtimin e padisë për hartën e re gjyqësore! Avokatët kërkuan shfuqizimin e organizimit të ri gjyqësor
17 Tetor 2023, 22:07
-
Më 1 korrik mbaron zbatimi i hartës gjyqësore, sfida tjetër reduktimi i dosjeve të mbartura në gjykata, Llagami: Do të ngremë grup pune, na mbështet KE
23 Qershor 2023, 16:03
-
Gjykatat në 2022, çështjet e reja ranë me 12%, por ngarkesa e punës mbetet ende e lartë
3 Maj 2023, 16:51
-
Shkrirja e gjykatës së Lushnjës, Kreu i Avokatëve në Fier: Do bëhet lëmsh i madh! Vonesat për një gjykim civil në shkallë të parë mund të shkojnë në 2 vite
3 Maj 2023, 15:12
-
Shkrirja e 9 gjykatave të shkallës së parë/ Duraj: Pozitive, modeli më i mirë! Ramaj: E gabuar! S’është zgjidhje
2 Maj 2023, 17:07
-
Harta e re gjyqësore, Kasmi për Report Tv: E parakohshme dhe e panevojshme! Apelit do t’i duhen 6 vite që të shqyrtojë dosjet
2 Maj 2023, 14:25
-
Mbyllen Gjykata dhe Prokuoria e Tropojës dhe zhvendosen në Kukës, shqetësimi i Guskës: Populli i thjeshtë s’ka më akses në drejtësi
2 Maj 2023, 12:42
-
Faza e dytë e implementimit të hartës së re gjyqësore, sot pushojnë së ekzistuari 9 gjykata të shkallës së parë! Ja ku transferohen dosjet
1 Maj 2023, 07:07